• e premte, 27 dhjetor 2024

ITUK: Qeveria duhet të tërhiqet nga propozimet e rrezikshme të propozuara në Ligjin për marrëdhënie pune

ITUK: Qeveria duhet të tërhiqet nga propozimet e rrezikshme të propozuara në Ligjin për marrëdhënie pune

Shkup, 12 maj 2023 (MIA) - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë LSM kumtoi se Konfederata Botërore e Sindikatave (ITUK (ITUC) e mbështet  kërkesën e sindikatave të Maqedonisë, Qeveria t'i tërheqë, siç thonë, ndryshimet e rrezikshme të Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtuar me të cilat rritet orari i punës deri në 60 ose 72 orë në javë.

"Më 8 maj, Qeveria i ka dorëzuar Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, propozim për ndryshime në legjislacionin e punës, me qëllim të përdorimit të procedurës së shpejtë parlamentare për miratimin e ndryshimeve në ligj. Nëse miratohet, ligji do t'u mundësojë punëdhënësve ta rrisin orarin e punës nga 60 ose madje 72 orë në javë në të gjitha shtatë ditët. Aktorët e huaj nga sektori privat janë të dyshuar se kanë kryer presion ndaj Qeverisë për t'i bërë ndryshimet, të cilat janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të punës", shkruan në kumtesën e ITUK, që e transmeton LSM.

Sindikatat, raporton LSM, janë të shqetësuar se ndryshimet do të rrisin rrezikun e aksidenteve, lëndimeve dhe vdekjeve në punë, më pas do të rrezikojnë aplikimin e Maqedonisë së Veriut për t'u anëtarësuar në BE, sepse propozimet bien ndesh me direktivat e BE-së për kohën e punës, dhe sepse ato ndikojnë veçanërisht në punëtorët e ndërtimtarisë, të cilët tashmë po përballen me kushte ekstreme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Sipas ushtruesit të detyrës së sekretarit të përgjithshëm të ITUK, Luk Triangël, "reforma e legjislacionit të punës në vend është në axhendën e partnerëve social prej disa vitesh, por drejtimi i fundit i marrë nga qeveria shënon një largim të qartë nga pritshmëritë e tyre dhe parimet e dialogut social".

"Modeli i pagave të ulëta, i promovuar në mënyrë shfrytëzuese nga Maqedonia e Veriut, tashmë ka çuar në një eksod masiv të punëtorëve nga vendi. Megjithatë, në vend të përmirësimit të kushteve të punës dhe promovimit të pagave të mira, qeveria kërkon të legalizojë mjediset e punës shfrytëzuese. Ky ligj është i rrezikshëm. ONP theksoi rëndësinë e ditës tetë-orëshe dhe javës 48-orëshe për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve. Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e detyruar ta mbështesë këtë dhe ta tërheqë menjëherë këtë ligj të rrezikshëm. Ajo duhet të fillojë një dialog social kuptimplotë me sindikatat dhe partnerët e tjerë socialë për të punuar në rishikimet e legjislacionit të punës që respekton standardet ndërkombëtare dhe evropiane", thuhet në kumtesë. sa/

Foto: LSM

QËNDRONI TË LIDHUR