• e enjte, 26 dhjetor 2024

ITSHKSH thellon bashkëpunimin ndërinstitucional me Tiranën

ITSHKSH thellon bashkëpunimin ndërinstitucional me Tiranën

Shkup, 24 maj 2023 (MIA) - Në projektet dhe aktivitete që do të pasojnë, ITSHKSH do të përfshijë një gamë të gjerë bashkëpunimesh dhe hulumtimesh arkivore që janë kryer ditëve të fundit në Tiranë. Drejtori i ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani ka zhvilluar një sërë takimesh me drejtues
institucionesh, me të cilët është dakorduar që gjatë muajit qershor dhe muajve në vijim të zhvillohen disa aktivitete të përbashkëta dhe të veçanta.

Në Autoritetin për informim mbi dokumentet e ish Sigurimit të shtetit ishte një takim i frytshëm që pritet të prodhojë një bashkëpunim afatgjatë në fushën e hulumtimit shkencor të së kaluarës, në dioptrinë e gjetjes dhe trajtimit objektiv të dokumenteve.

Pas një bashkëbisedimi kreativ të drejtorit Asani me drejtuesit e këtij institucioni, Suela Prençi, sekretare  përgjithshme, me Selami Zallin, drejtor i arkivit të këtij institucioni si dhe me bashkëpunëtorët tjerë, dolën disa ide konkrete që bashkëpunimi ndërinstitucional të bazohet mbi projekte e kërkime të përbashkëta shkencore. Kjo sidomos do të vij në shprehje, siç thanë drejtuesit e Autoritetit, pas digjitalizimi të lëndës arkivore, e cila do të jetë më e lehtë për qasje.

Drejtuesit e Autoritetit për informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të shtetit pasi u njoftuan në detaje nga drejtori Asani mbi rëndësinë që ka pasur në të kaluarën dhe ka aktualisht Shkupi në observimin historiko-shkencor dhe mbi punën dhe planet e ITSHKSH, propozuan që në
një të ardhme të afërme këto dy institucione të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila si bosht kryesor do të kishte konferencat dhe hulumtimet e përbashkëta si dhe një sërë aktivitetesh me karakter shkencor e botues.

Aktivitet në muajin qershor do të jenë të fokusuara në shënimin e disa ngjarjeve të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, siç është edhe Lidhja Prizrenit,  dhe për rrjedhojë më 9 dhe 10 të këtij muaji në Manastir do të mbahet një Konferencë shkencore të arkivave shqiptare nga Tirana, Prishtina e Shkupi, ku ITSHKSH si bashkorganizator, do të ketë kontributin  e vet të çmuar.

Për të konkretizuar hapat e bashkorganizimit të kësaj konference si dhe për të thelluar bashkëpunimin e mëtejmë ndërinstitucional, në Tiranë u zhvillua edhe një takim i drejtorit të ITSHKSH, Prof. dr. Skender Asanit dhe drejtorit të Arkivit Shtetëror të Shqipërisë, Dr. Ardit Bido, me ç’rast të dy drejtuesit u dakorduan që në projektet dhe botimet e ardhshme të ketë prurje edhe nga të dy instititucionet që ata drejtojnë.

Gjatë këtij takimi, drejtori Asani ia dhuroi homologut të tij z. Bido një koleksion prej mbi 300 fotografi të rralla nga vitet 1914- 19 të një udhëpërshkruesi gjerman. Duke u bërë tash e tutje pjesë e fondit të Arkivit të Shtetëror të Shqipërisë, këto fotografi do të jenë një dëshmi autentike e pamjes së qyteteve e vendbanimet shqiptare si dhe disa çetave shqiptare, që vepronin në ato vite në disa vise të Shqipërisë.

Një partner i frytshëm bashkëpunimi në Tiranë, ITSHKSH ka gjetur edhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, prandaj në frymën e këtij partneriteti i u zhvillua edhe një takim në mes të nënkryetarit të kësaj akademie Akademik Vasil Tole dhe drejtorit të ITSHKSH, Prof. dr. Skender
Asani.

Në këtë takim u prekën disa tema me interes të përbashkët, por preokupimi i kryesor mbetet vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në fushat e albanologjisë dhe trashëgimisë.

Si bartëse të aktiviteteve shkencore e hulumtuese, ASHSH dhe ITSHKSH mbeten boshti kryesor i zhvillimeve në dije dhe kulturë për të dyja vendet tona.

Frymëzimi që vjen nga një emër, nga një vepër mund të jetë i gjithanshëm. Por frymëzimi i nxitur nga shembëlltyra kolosale e familjes Qiriazi, ka qenë dhe mbetet motori lëvizës i ideve dhe projekteve që po mishërohen në ITSHKSH.

Për të nderuar emrin dhe vepërn e Qiriazëve, të marten në Tiranë, drejtori i ITSHKSH, Prof. dr. Skender Asani, vizitoi kolegjin Universitar “Qiriazi”, ku u prit nga rektori i këtij kolegji, prof.dr. Maksim Meço si dhe prof. Gjovalin Gjeloshi, me të cilët u shkëmbyen ide interesante për një bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen.

Duke trashëguar lavdinë dhe krenarinë e familjes Qiriazi, Kolegji që mban të njëjtin emër në fondin e vet posedon dokumente e fotografi autentike që dëshmojnë për rrugën atdhetare e iluministe të kësaj familje fisnike shqiptare.

Me këtë rast drejtori  Asani u zotua se në muajt  në vazhdim do të planifikoj organizimin e një ekspozite me fotografi dhe dokumente nga kjo familje, duke ia bërë edhe më të afërt studiuesve dhe vizitorëve të ndryshëm kronikën e ndritshme të veprimtarisë së familjes Qiriazi.

Mbetet që në të ardhmen ITSHKSH edhe me Kolegjin universitar “Qiriazi” të nënshkruaj një memorandum bashkëpunimi, i cili do të jetë i inkorporuar mbi zhvillimet që pritet të realizohen nga këto dy institucione.

Këtë vizitë të shkurtër por mjaft të frytshme, Dr. Asani  e shfrytëzoi edhe për hulumtim në Arkivin e MPJ të Shqipërisë, ku pati rast të gjej disa dokumente që do të jenë pjesë e hulutimit të një projekti të radhës.

Për të rekapituluar përshtypjet nga kjo vizitë në Tiranë, drejtori i ITSHKSH, Prof. dr. Skender Asani, tha se boshti rreth të cilit duhet të lëviz gjithë veprimtaria shkencore e hulumtuese e ITSHKSH-së duhet të jetë fryma bashkëpunese me institucionet përkatëse në rajon dhe më
gjerë.

Ai me këtë rast ka faleminderuar të gjithë drejtuesit institucional- shkencorë të Tiranës për zemrëgjersinë e tyre që ITSHKSH të jetë një partner dhe aset I çmuar në kalemdarin engjarjeve shkencore e kulturore q do të organizohen në muajt  në vijim, me çka Shkupit i jepet vendi që i takon në arealin e studimeve albanologjike dhe jo vetëm. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR