• e diel, 06 tetor 2024

ITSHKSH: Hasan Prishtina – një kolos me dy jubile!

ITSHKSH: Hasan Prishtina – një kolos me dy jubile!

Shkup, 19 maj 2023 (MIA)- Sivjet shënohen dy jubile për një personalitet të rëndësishëm – 150 vjetori i lindjes dhe 90 vjetori i vdekjes së Hasan Prishtinës.

Për të qenë sa më dinjitozë këta jubile, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi dhe Fondacioni “Hasan Prishtina”, kanë paraparë një sërë aktivitetesh tematike që lidhen me jetën dhe veprën e kolosit tonë kombëtar, Hasan Prishtina.

Me këtë rast siç informojnë në ITSHKSH do të organizohen tribuna, konferenca, ekspozita në Prishtinë, Shkup, Tiranë dhe në disa qendra të hapësirës shqiptare, me ç’rast siç thuhet, “studiues dhe krijues të ndryshëm, do të shpalosin dimensione të reja nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës”.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR