• e enjte, 26 dhjetor 2024

ISV: Bjellorusia ndryshoi Kushtetutën, hoqi dorë nga neutraliteti

ISV: Bjellorusia ndryshoi Kushtetutën, hoqi dorë nga neutraliteti

Minsk, 21 qershor 2023 (MIA) - Instituti për Studimin e Luftës (ISL) thekson në raportin e tij të fundit se Shtatmadhoria bjelloruse ka konfirmuar se vendi ka ndryshuar tekstin e Kushtetutës dhe e bëri këtë për të hequr dorë nga neutraliteti dhe statusi bërthamor.

Zëvendës kryeshefi i Shtatmadhorisë bjelloruse, koloneli Andrej Bogodel dje tha se Bjellorusia, për t'u përgjigjur në "sfidat dhe kërcënimet e jashtme" , i ka bërë të domosdoshme ndryshimet e Kushtetutës duke hequr dorë nga neutraliteti dhe duke hequr pjesën e statusit jo bërthamor.

Presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar tha se arma e parë bërthamore taktike që do të stacionohet atje ka mbërritur në Bjellorusi. Presidenti amerikan Xho Bajden pastaj tha se kërcënimi rus për përdorimin e armëve bërthamore taktike është "real". sa/

foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR