• e enjte, 26 dhjetor 2024

Istrefi: Bëjmë përpjekje maksimale për t'i realizuar shërbimet

Istrefi: Bëjmë përpjekje maksimale për t'i realizuar shërbimet

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Punojmë vazhdimisht. Ndoshta ka disa probleme, por jo aq sa thoni ju, "Postat e shpejta" private dorëzojnë dërgesa vetëm në qytete, ndërsa jo edhe në fshatra, në zona malore. Ne jemi dhënësi i vetëm universal i shërbimeve postare, tha sot drejtori i SHA "Posta", Idri Istrefi.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me ankesat e qytetarëve rreth shërbimeve postare, Istrefi plotësoi se të punësuarit bëjnë përpjekje maksimale për realizimin e shërbimeve.

"Punonjësit tanë punojnë pa ndërprerë që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe t'i kryejnë detyrat e tyre. Lidhur me dërgesat e shpejta, atje ka probleme sepse ne, në pjesën tonë, bëjmë përpjekje sa më shpejtë, por mundësitë janë të tilla. Postat private janë më të vogla, ndërsa ne jemi furnizues universal, ia dërgojmë postën çdo njeriu edhe në vendet më të largëta. Postat private i kanë të gjitha pikat në qytete,  nuk i kanë ato edhe në fshatra, në zona malore. Ne jemi furnizuesi i vetëm universal i dërgesave dhe shërbimeve", përmendi Istrefi pas promovimit të  pullave postare me rastin e 60-të vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR