• e martë, 24 dhjetor 2024

Ismet Gurri iu dorëzua policisë, u dërgua në Burgun e Shkupit

Ismet Gurri iu dorëzua policisë, u dërgua në Burgun e Shkupit

Shkup, 29 gusht 29024 (MIA) - Ish zëvendës drejtori i Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), Ismet Gurri (60), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar më urdhër të Gjykatës penale themelore Shkup, vet u dorëzua sot në ora 13:40 në Shkup, konfirmoi për MIA-n, Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç informojnë, pastaj Gurri është privuar nga liria në Stacionin policor Kisella Vodë dhe u dërgua në Burgun e Shkupit.

Kundër Gurrit është shpallur fletarrest ndërkombëtar në janar të këtij viti, pasi nuk është gjetur në adresën ku e ka vuajtur masën paraburgim shtëpiak. Gurri fillimisht ishte në paraburgim dhe më pas në arrest shtëpiak për probleme shëndetësore, pasi u arrestua në korrik të vitit të kaluar së bashku me 15 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe inspektorë të DAP-së, të dyshuar për bashkim kriminal dhe mashtrim tatimor.

Kundër Ismet Gurrit, së bashku me Ejup Alimin, për asgjësimin e materialit zgjedhor është zhvilluar edhe rasti “Titanik 3”, në të cilën Gjykata, pas një gjykimi të përsëritur vitin e kaluar, u ka shqiptuar dënime jo të plotëfuqishme me burgim nga tre vjet e gjashtë muaj. Aktakuza për "Titanik 3" u hap në vitin 2017 nga ish-PSP. Ata akuzoheshin për veprën e shkatërrimit të materialit zgjedhor, përkatësisht se në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë ndryshuar një pjesë të procesverbaleve të votimit në Çair. Gurri ishte aktivist i shquar i BDI-së, ndërsa pas ndarjes së Izet Majitit, iu bashkua Lëvizjes Demokratike. bsh/

Foto: MIA arkiv

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR