• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Ismet Guri është sjellë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup

Ismet Guri është sjellë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Funksionari i BDI-së, Ismet Guri, është sjellë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, konfirmojnë nga Gjykata për MIA-n.

Ish zëvendësdrejtori në Drejtorinë e të Ardhurave Publike në Shkup është një nga të dyshuarit në hetimin i cili udhëhiqet kundër 15 personave të cilët dyshohen për evazion fiskal, shoqërim kriminal dhe pastrim parash, për çka njoftuan sot paradite nga Prokuroria. 

Nga Prokuroria thonë se me qëllim që për vete të arrijnë pasuri të jashtëligjshme, të dyshuarit e kanë mashtruar organin tatimor - DAP dhe pa bazë kanë kërkuar dhe marrë kthimin e TVSH-së prej rreth 840.000 eurove.

Duke vlerësuar se ekzistojnë rrethanat të cilat e arsyetojnë frikën nga rreziku nga arratisja, se do t'i fshehin, falsifikojnë ose shkatërrojnë gjurmët e veprës penale dhe me ndikimin ndaj dëshmitarëve dhe bashkëpjesëmarrësve do ta pengojnë hetimin, nga Prokuroria gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale - Shkup do t'i propozojnë përcaktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuar, ndërsa për të tjerët do të propozojnë masa të tjera për sigurimin e pranisë gjatë procedurës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR