• e enjte, 26 dhjetor 2024

Islam Abazi: Kushtet në ambientet e reja të punës janë shumë më të mira

Islam Abazi: Kushtet në ambientet e reja të punës janë shumë më të mira

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Kemi kushte shumë më të mira për funksionim normal në ndërtesë dhe ambient të sigurt, e kemi tejkaluar edhe pagesën e dyfishtë të faturave, informoi sot kreu i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), Islam Abazi.

Në brifing me gazetarët, Abazi informoi se ndërtesa me ambientet e reja të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (NKOK) që ndodhen në rrugën "Grigor Përliçev" nr 1 (ish-Arkivi Shtetëror) shtrihet mbi 1000 metra katror me një sipërfaqe biznesi prej mbi 300 m2.

Ai tha se ndërtesa e re në të cilin janë vendosur është caktuar me vendim të Qeverisë në vitin 2012 dhe në vitin 2016 kanë filluar punimet për rindërtim.

“Një pjesë e mobiljeve është siguruar përmes IPA-s dhe një pjesë e mobiljeve që kemi shfrytëzuar, ndërsa një pjesë mjaft të madhe e kemi marrë nga ish-Prokuroria Speciale Publike”, theksoi ai.

Në ndërtesën, ndër të tjera, siç informoi ai, ndodhet laboratori i mjekësisë ligjore dhe një hapësirë për fëmijët viktima dhe dëshmitarë të mbrojtur, të ndërtuara me ndihmën e një projekti nga Bashkimi Evropian.

Ambientet e PTHP NKOK paraprakisht ishin në ndërtesën e Gjykatës së Apelit në Shkup.

Në brifing prokurori Abazi shtoi se kanë lidhur disa memorandume bashkëpunimi, si me Agjencinë e Kadastrës, Agjencinë për Punësim, Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe kanë marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Popullore, ndërsa është hapur procedura për aktivizimin e “host sistemit”, i cili përdoret edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR