Ishulli më pak i banuar në botë: Vend për vetëm një shtëpi
- – Me sipërfaqe të mjaftueshme për dy terrene për volejboll, ky ishull konsiderohet vendi më pak i banuar në botë. Emri i tij është Xhast raum inaf („Just Room Enough Island“). Hapësira nuk lejon asgjë më shumë. Në ishull gjendet një shtëpi, një dru dhe dy karrige kopshti. Hapësira nuk lejon asgjë më shumë.
- Post By Fitore Curri
- 11:32, 5 mars, 2026
Uashington, 5 mars 2026 (MIA) – Me sipërfaqe të mjaftueshme për dy terrene për volejboll, ky ishull konsiderohet vendi më pak i banuar në botë. Emri i tij është Xhast raum inaf („Just Room Enough Island“). Hapësira nuk lejon asgjë më shumë. Në ishull gjendet një shtëpi, një dru dhe dy karrige kopshti. Hapësira nuk lejon asgjë më shumë.
"Ndonjëherë, nuk duhet shumë për të vendosur një rekord botëror. Në këtë rast, mjaftonte vetëm një shtëpi, druri dhe dy karrige. Xhast rum inaf (Just Room Enough Island), i njohur edhe si Ishulli Hab (Hub Island), ndodhet në lumin Sent Lorens në shtetin e Nju Jorkut, shumë afër kufirit kanadez", raporton Blic.
Atë që disa do ta quanin vend të pabanueshëm, për familjen e pasur Sajzelend (Sizeland) në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar ishte e përkryer për shtëpizë fundjave. Ata kishin blerë ishull, e kishin ndërtuar shtëpinë në shkëmbinj dhe që atëherë e kalojnë pushimin e tyre në këtë ishull të vogël në mes të lumit. Megjithatë, pas ndërtimit nuk kishte mbetur shumë vend për lëvizje.
I gjithë ishulli shtrihet në vetëm 310 metra katrorë. Shtëpia zë pjesën më të madhe të hapësirës. Përpara saj ka vend vetëm për dy karrige kopshti, një plazh të vogël dhe një dru. Me zgjedhjen e tyre të pazakontë të një vendi për pushim, kjo familje nuk priste që terreni do të arrinte rekord botëror. Edhe pse ishulli nuk është i banuar përgjithmonë, sipas Librit të Rekordeve Ginis, ai konsiderohet ishulli më pak i banuar në botë, në veri të SHBA-së. fc/
Foto: Vikipedia