• e shtunë, 28 dhjetor 2024

ISHT me prani të rritur në terren, do të mbyllë objekte nëse nuk respektohen vendimet për çmimet e ulëta

ISHT me prani të rritur në terren, do të mbyllë objekte nëse nuk respektohen vendimet për çmimet e ulëta

Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) - Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) nga java e ardhshme do të punojë me kapacitete të rritur në terren dhe nëse nuk respektohen vendimet e paralajmëruara për ulje të çmimeve do t'i mbyllë vendet për shitje me ndryshime ligjore, që i kanë paralajmëruar Ministria e Ekonomisë, inspektorët e ISHT do të mund të mbyllin objekte dhe pa kaluar procedurat gjyqësore.

Drejtori i ISHT, Goran Trajkovski sot pas takimit me pronarët e tetë zinxhirëve të marketeve paralajmëroi se javën e ardhshme të  martën në seancë qeveritare do të definohen masat që do të ndërmerren, nëse vërtetohen parregullsi në lidhje me çmimet e 50 produkteve ushqimore.

"Aktualisht me ligjet parashikohen gjoba që ndalojnë kryerjen e veprimtarive dhe konfiskimin e mallit, por do të doja të prisja të martën në seancën e qeverisë, ku do të përcaktohet saktësisht. Të gjitha këto vendime janë për t'u përshëndetur, kam parë një atmosferë pozitive tek tregtarët, të cilët do të bisedojnë me furnitorët dhe të gjithë së bashku duhet t'i ulin çmimet, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm se në muajt e fundit çmimet janë rritur jashtëzakonisht shumë", tha Trajkovski në një konferencë për shtyp pas takimit ku mori pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Nëse nuk respektohen vendimet që do të merren, ai paralajmëroi se pason mbyllje nga ana e Inspektoratit shtetëror të tregut, edhe pse, siç thotë, nuk dëshirojmë që kjo të ndodh. "Nëse jemi të detyruar dhe shpohim parregullsi këtë do ta bëjmë", sepse kjo është në interes të të gjithë neve dhe qytetarëve të këtij vendi", theksoi Trajkovski. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR