• e enjte, 26 dhjetor 2024

ISHSSH: Nga e hëna në kopshte fëmijët me tre doza të vaksinës kundër kollës së mirë

ISHSSH: Nga e hëna në kopshte fëmijët me tre doza të vaksinës kundër kollës së mirë

Shkup, 15 mars 2024 (MIA) - Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, Renata Mlladenovska paralajmëroi se sot do të bëhet i ditur vendimi i ri nga shpjegimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse me të cilin do të mundësohet nga e hëna në kopshte të pranohen fëmijët të cilët kanë vaksinimin e kompletuar me tre doza kundër pertusis apo kollës së mirë. 

ISHSSH-ja këtë javë ka kryer njëqind inspektime të jashtëzakonshme nëpër kopshte në të cilat, siç tha ajo, është konstatuar se po respektohet vendimi për ndalimin e pranimit të fëmijëve të vaksinuar plotësisht ose pjesërisht të vaksinuar.

Lidhur me përqindjen e dukshme më të lartë të fëmijëve të vaksinuar Brenda endit prej mbi 95 për qind, kundrejt në Shkup ku 50 për qind nuk janë vaksinuar, Mlladenovska theksoi se prindërit në qytetet e tjera brenda vendit janë më përgjegjshëm.

Mlladenovska paralajmëroi se ISHSSH-ja do të vazhdojë me inspektime edhe në periudhën e ardhshme.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dje ka rekomanduar që fëmijët që kanë marrë tre doza të vaksinës DiTePer mund të shkojnë në kopshte, por me kusht që të rivaksionohen pas gjashtë muajsh. rq/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR