• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

ISHSSH në Klinikën për gjinekologji ka vërtetuar lëshim për realizimin e kontrolleve konsullore

ISHSSH në Klinikën për gjinekologji ka vërtetuar lëshim për realizimin e kontrolleve konsullore

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) sot ka njoftuar se në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë - Shkup (KGJO) është konstatuar lëshim në pjesën e realizimit të kontrolleve konsullore të kërkuara në dy raste për lehonën, e cila para disa ditëve kishte tentativë për vetëvrasje. Në Klinikën universitare për psikiatri nuk janë konstatuar mungesa lidhur me organizimin e punës së funksionimit të klinikës në kushte të procedurës për rinovim.

Këto konkluzione pas mbikëqyrjeve të kryera të jashtëzakonshme inspektuese në IPSH KU për Gjinekologji dhe Obstetrikë dhe IPSH  IU për Psikiatri, janë publikuar sot në ueb faqen e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH).

Nga ISHSSH infrmojnë se më 4 korrik të këtij viti është dorëzuar urdhër me shkrim nga ministri i Shëndetësisë, nr. 17-6025/1  për mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në  Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë - Shkup, në lidhje me mjekimin dhe trajtimin e lehonës B.M. nga Shkupi. Ditën e njejtë nga ana e ISHSSH është kryer mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në  Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë - Shkup. Mbikëqyrja e jashtëzakonshme inpektuese ka vazhduar më 5 korrik të vitit 2023 në IPSH KU për psikiatri Shkup 

Gjatë një inspektimi të jashtëzakonshëm në IPSH KU për Psikiatri në prani të drejtorit mjekësor të institucionit, prof. dr. Stojan Bajraktarov, u konstatua se ambulancat në kuadër të klinikës funksionojnë. Në hyrje afishohet orari i punës në një vend të dukshëm - nga ora 8:00 deri në 20:00, çdo ditë pune, si dhe numrat e telefonit kontaktues që mund të përdoren për të komunikuar në lidhje me realizimin e egzaminimeve konsullore.

"Pas deklaratës së drejtorit, numri i telefonit në të cilin është kontaktuar edhe më parë me mjekun përgjegjës për ekzaminime konsullore prof. dr. Kadri Haxhihamza është i pandryshuar, kështu që edhe krahas asaj që për momentin klinika po renovohet, në çdo kohë gjatë 24 orëve mund të realzohet komunikim me mjekët. Nga këqyrja e evidencave të egzaminimeve konsullore është konstatuar se në periudhën pasi klinika ka funksionuar në kushte të jashtëzakonshme me orar të përcaktuar paraprakisht, me kërkesë të ISHP KU për GJO janë kryer egzaminime konsullore", thuhet në kumtesë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR