• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

ISHSSH me vendim për ndalesë të IPSH Sante Plus 2 në Gostivar për shkak të mospasjes ë lejes për ushtrim të profesionit shëndetësor

ISHSSH me vendim për ndalesë të IPSH Sante Plus 2 në Gostivar për shkak të mospasjes ë lejes për ushtrim të profesionit shëndetësor

Shkup, 5 mars 20024 (MIA) - Inpektorati shtetëror sanitar dhe shëndetëor (IHSSH) dha vendim për ndalesë të ushtrimit të veprimtarisë shëndetësore për IPHS Sante Plus 2 - poliklinikë e nivelit primar, në hapëssirën e locuar në rrugën "Ilindenska" pn në Gostivar, sepse nuk ka vendim për leje të ushtrimit të veprimtarisë shëndetësore, të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë. Siç sqarojnë nga ISSSSH, vendimi u soll në bazë të gjendjes së konstatuar, në pajtim me Ligjin për mbrojtje shëndetësore.

Në momentin e mbikëqyrjes, është hasur pajisje mjekësore, barëra, material shpenzues mjekësor dhe mbeturina mjekësore nga intervenime të kryera mjekësore, infuzione, shiringa.

Ekipi çdo ditë ka ardhur në hapëirën e cekur dhe ka ofrua shërbime shëndetësore për të punëuarit në Bektel dhe Enka.

"Më 26 shkurt 2024 ISHSSH e ka njoftuar personin përgjegjë në IPSH SANTE PLUS 2 Shkup S.A. të jetë e prnaishme në mbikëqyrje dhe të parashtrojë dokumentacionin e nevojshëm, por ajo nuk mori pjesë në mbikëqyrje", thuhet në kumtesën e Inspektoratit. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR