• e enjte, 26 dhjetor 2024

ISHSSH e gjobiti Klinikën e fëmijëve për shkak të mangësive në punë

ISHSSH e gjobiti Klinikën e fëmijëve për shkak të mangësive në punë

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) sot kreu mbikëqyrje inspektuese në Klinikën e fëmijëve në Shkup, ndërkaq pasi u zbuluan mangësi, është paralajmëruar urdhëresë pagesore kundërvajtëse.

Siç informuan sot pasdite nga ISHSSH, në mbikëqyrjen e spotme kontrolluese inspektuese në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve, pas afateve të kaluara për veprim sipas masave të urdhëruara me vendim të dhënë, u konstatua se nuk ka vepruar në tërësi sipas vendimit.

"Nga gjithsej 14 mjekë specialistë të cilët përmbushin kushtin për marrje të licencës nga Oda e mjekëve të maqedonisë dhe faksimileve të përkohshme për punë, vetëm për dy janë siguruar licenca të përkohshme për punë dhe nuk i është parashtruar kërkesë ministrit të Shëndetësisë për sigurim të faksimileve të përkohshëm për punë në Klinikë. Në ndërrim të natës në ambulancën kujdestare, në Klinikë punojnë mjekë spcializantë pa faksimile të përkohshme për punë dhe mjekë të cilët nuk e pëlrmbushin kushtin specializant më i vjetër. Në Klinikë, nga gjithsej të punësuar 45 mjekë spcializantë, kudjestarojnë vetë  nga tre mjekë, me atë rast asnjë prej tyre nuk kujdestaron në ambulancën e Klinikës, ndërsa kontrollet në ambulancën kujdestare bëhen nga ana e specializantëve, të cilët japin dokumentacion mjekësor në emër të mjekëve kujdestarë specialistë, ndërsa ndonjëherë edhe dokumentacion dhe pa nënshkrim dhe vulë", ceket në kumtesën e ISHSSH-së.

Nga ana e entit, ndërkaq lidhur me vendimin e dhënë, është vepruar vetëm në pjesën e futjes së të dhënave personale dhe të dhënave mjekësore të pacientëve - për shërbimet e kryera shëndetësore, në sistemin e integruar shëndetësor informues "Termini Im".

"Në bazë të asaj që është cekur më lartë, ndërkaq në pajtim me nenin 31 paragrafi 1 dhe 3 do të jepet urdhëresë pagesore kundërvajtëse me propozimin për shlyerje dhe atë: të personit juridik IPSH KU për sëmundje të fëmijëve - Shkup me gjobë në shumë prej 4.000 eurove në kundërvlerë të denarit dhe personit përgjegjës në person jurudik me gjibë prej 30 për qind të gjibës së matur për personin juridik në shumë prej 1.200 eurove në kundërvlerë të denarit", sqarojnë nga Inspektorati.

Nëse kryesi i kundërvajtjes pajtohet me procedurën për shlyerje dhe i paguan gjobat në afat prej tetë ditëve nga dita e marrjes së urdhëresës pagesore, siç shtojnë, paguan gjysmën e shumva të lartëpërmendura - 2.000 euro në kundërvlerë të denarit për personin juridik dhe 600 euro në kundërvlerë të denarit për personin përgjegjës, ndërkaq për pagesë duhet të parashtrojë dëshmi në inspektorat.

"Nëse kryesi nuk pajtohet ta pranojë procedurën për shlyerje apo nuk i paguan gjobat e shqiptuara, inspektori është i detyruar të parashtrojë kërkesë për inicim të procedurës kundërvajtëse para gjykatës kompetente", theksojnë nga ISHSSH. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR