• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

ISHSSH: Dokumentacioni mjekësor për të porsalindurin e vdekur nga Prilepi menaxhohet si duhet nga spitali

ISHSSH: Dokumentacioni mjekësor për të porsalindurin e vdekur nga Prilepi menaxhohet si duhet nga spitali

Prilep, 16 nëntor 2023 (MIA)- Nuk janë konstatuar mangësi brenda kompetencës tonë. Domethënë, dokumentacioni mjekësor si në spitalin e Prilepit ashtu edhe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve nga Shkupi menaxhohet si duhet, thotë Renata Mlladenovska, drejtoreshë e Inspektoratit shtetëro sanitar dhe shëndetësor. Raporti i detajuar për inspektimin e jashtëzakonshëm në Spitalin e Prilepit dhe Klinikën e Fëmijëve për rastin e të porsalindurit nga Prilepi i cili vdiq në klinikën në Shkup është duke u përgatitur dhe do të publikohet gjatë ditës.

"Kompetenca jonë ishte të shqyrtonim dokumentacionin e plotë si për nënën ashtu edhe për të porsalindurin. As në Spitalin e Prilepit dhe as në Klinikën për sëmundje të fëmijëve nuk janë konstatuar mangësi. Dokumentacioni udhëhiqet siç duhet. Raporti i detajuar për inspektimin e jashtëzakonshëm të Inspektoratit është duke u përgatitur dhe duhet të jetë gati gjatë ditës, na tha përmes telefonit Mlladenovska.

Ndryshe, së fundmi, në konferencë për shtpy, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka paralajmëruar formimin e një komisioni ekspertësh për hetimin e plotë të rastit. Prokuroria themelore publike e Prilepit ka hapur lëndë për rastin pas denoncimit të prindërve të foshnjës së ndjerë.

Foshnja ka lindur e shëndetshme dhe pa probleme më 27 tetor në spitalin e Prilepit. Pas tri ditësh me vështirësi në frymëmarrje, ai është transferuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ku pas një jave ka ndërruar jetë për shkak të sepsës. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR