• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

ISHSSH: Dokumentacioni është mbajtur në mënyrë të rregullt në Spitalin e Prilepit dhe Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në rastin me foshnjen e vdekur

ISHSSH: Dokumentacioni është mbajtur në mënyrë të rregullt në Spitalin e Prilepit dhe Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në rastin me foshnjen e vdekur

Prilep, 16 nëntor 2023 (MIA) - Gjatë inspektimeve të jashtëzakonshme nuk janë konstatuar mangësi të cilat janë në kompetencë të Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH). Inspektorati ka një iniciativë me ministrin e Shëndetësisë për të kryer mbikëqyrjen profesionale.

Raporti detajor për kontrollin e jashtëzakonshëm inspektues në Spitalin e Prilepit, ISHP dr. Monika - ordinanca për gjinekologji dhe obstetrikë -  Prilep dhe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup për foshnjen e vdekur nga Prilepi është publikuar aot në ueb faqen e ISHSSH.

Foshnja lindi më 27 tetor të vitit 2023 dhe pa probleme në Spitalin e Prilepit, ndërsa pas tre ditësh në gjendje të rëndë u dërgua në Klinikën e fëmijëve  ku pas një jave vdiq.

Inspektorati ka një iniciativë me ministrin e Shëndetësisë për të kryer mbikëqyrjen profesionale.

"Duke pasur parasysh se ISHSSH nuk ka kompetenca në pjesën profesionale të punës së punonjësve shëndetësorë, është dorëzuar informacion te ministri i Shëndetësisë me nismë  për kryerjen e mbikëqyrjes profesionale në pajtim me nenin 296 të Ligjit për kujdesin shëndetësor. (Gazeta Zyrtare e R.M. nr. 43/12, 236/23), "Mbikëqyrja e punës profesionale të institucioneve shëndetësore dhe institucioneve të tjera që ushtrojnë veprimtari shëndetësore dhe të punonjësve shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve, kryhet nga Oda Mjekësore, Stomatologjike, Farmaceutike. Ministri i Shëndetësisë sipas nevojës mund të themelojë komision për mbikëqyrjen e punës profesionale të institucioneve shëndetësore dhe institucioneve tjera që kryejnë veprimtari shëndetësore dhe të punëtorëve shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve", informon ISHSSH.

Gjatë kontrollit, siç thuhet, Inspektorati ka kërkuar të gjithë dokumentacionin si për nënën ashtu edhe për foshnjën në të dy repartet, gjinekologjike dhe neonatologjike të Spitalit, nga Klinika e Fëmijëve, si dhe nga mjeku i familjes së lehonës. Raporti përmban detaje të plota të rastit, pasi lehona është sjellë për të lindur më 27 tetor në orën 06:00 pas gjithë rrjedhës së gjendjeve.

"Pas ekzaminimeve dhe përgatitjeve të nevojshme të kryera, nëna ka lindur në mënyrë spontane, pasi nuk ka pasur indikacione për prerje cezariane. Gruaja pas lindjes vendoset në dhomën e repartit të gjinekologjisë dhe obstetrikës së bashku me foshnjën. Gjatë qëndrimit në repart, në dy raste janë bërë analiza biokimike të gjakut të nënës. Rezultatet ishin në rregull. Më datë 28.10.2023, gjatë vizitës së mëngjesit, i është bërë analiza laboratorike e gjakut edhe të porsalindurit. Rezultatet ishin në rregull, gjatë qëndrimit në repartin e obstetrikës, i porsalinduri ka qenë me nënën për shkak të procesit të gjidhënies. Nëna nuk kishte vërejtje për shëndetin e foshnjës", njofton Inspektorati.

Tek foshnja është konstatuar verdhëza gjatë vizitës së mëngjesit, pa simptoma të tjera dhe i është nënshtruar fototerapisë 12-orëshe. I porsalinduri ishte në gjendje të mirë të përgjithshme, me rezultate normale të mushkërive, ton të mirë dhe ushqehej pa të vjella. Për këto arsye, siç u tha, nuk dyshohej për infeksion të hershëm neonatal. Por më 30 tetor, në orët e para të mëngjesit, foshnja nuk pranoi të ushqehej dhe nuk kishte simptoma të tjera. Pasi ai refuzoi përsëri ushqimin, u thirr një mjek kujdestar - një pediatër specialist, i cili konstatoi se foshnja ishte i plogësht dhe me frymëmarrje të cekët.

Inspektorati ka kryer mbikëqyrje edhe në dokumentacionin e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, duke konfirmuar se edhe në këtë institucion është udhëhequr si duhet. Foshnja u pranua në gjendje të rëndë.

"Gjatë pranimit, foshnja ishte në gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë, hipotonike pa asnjë reagim ndaj stimulimit të thellë, me frymëmarrje të çrregullt e ndjekur nga apnea dhe cianozë akrilike, ndaj u vendos në B-CPAP. Pas pranimit me konfirmim laboratorik të rritjes së shënuesve inflamatorë, terapia me antibiotikë u përfshi menjëherë. Është marrë një hemokulturë gjaku fillestare dhe strisho nga një aspirat trakeal - me konstatim të pranisë së Escherichia coli në aspiratin trakeal dhe një hemokulturë negative të gjakut. Pas konstatimit pozitiv nga aspirati trakeal, terapia me antibiotikë është dhënë sipas antibiogramit. Është bërë sërish hemokulturë me rezultate negative. Në orët e mbrëmjes të datës 30 tetor, për shkak të përkeqësimit të gjendjes, ai është vënë në ventilim mekanik. Oligoanuria u shfaq në ditën e tretë të qëndrimit. Më 5 nëntor ka ndodhur arresti kardiak, kështu që fëmija është reanimuar dhe në orën 20:15 sërish ka pasur arrest kardiak por pa përgjigje dhe vdekja ka ndodhur në orën 20:35, sipas raportit të detajuar të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor  për rastin e të porsalindurit.

Në spitalin e Prilepit nga Qendra për Shëndet Publik janë në pritje të rezultateve të strishove të marra . Në ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike e Prilepit ka hapur lëndë për rastin pas aplikimit të prindërve të cilët kërkojnë përgjigje se çfarë ka ndodhur me foshnjën e tyre. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR