• e enjte, 26 dhjetor 2024

ISHP: Obeziteti tek të rriturit dhe fëmijët në Maqedoninë e Veriut stabil dhe në nivel të lartë

ISHP: Obeziteti tek të rriturit dhe fëmijët në Maqedoninë e Veriut stabil dhe në nivel të lartë

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Obeziteti i të rriturve dhe të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut është stabil në nivel të lartë, informojnë nga Instituti për shëndet publik (ISHP) me rastin e Ditës botërore të obezitetit - 4 marsi.

"Studimi më i ri i publikuar në "The Lancet" tregon se në vitin 2022, më shumë se një miliardë njerëz në botë jetojnë me obezitet. Në botë, nga viti 1990, obeziteti është rritur më shumë se dyfish tek të rriturit, ndërsa katërfish tek fëmijët dhe adoleshentët - nga pesë deri 19 vjeç. Në Maqedoninë e Veriut 28,4 për qind e të rriturve jetojnë me obezitet. Tek ne, obeziteti tek të rriturit është rritur për 13,6 për qind, ndërsa tek fëmijët dhe adoleshentët për 7.4 për qind, krahasuar me vitin 1990, theksohet në raportinn e publikuar në ueb faqen e IPSH-së.

Më shumë se 10 vite, Instituti dhe qendrat për shëndet publik e zbatojnë Nismën për përcjellje të obezitetit tek fëmijët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e njohur nën akronimin COSI, të implementuar në 45 shtete nga rajoni evropian.

"Kjo nismë është sistemi më masiv i përcjellje të trendeve të peshës së rritur trupore dhe obezitetit tek fëmijët përmes matjeve të standardizuara antropometrike dhe vlerësim të determinuesve të obezitewtit në mjedisin familjar dhe shkollor. Të dhënat më të fundit tregojnë se 30,5 për qind e fëmijëve nga gjashtë deri në moshën nëntëvjeçare në vendin tonë jetojnë me peshë të rritur trupore nga trashësia, 13,8 për qind e tyre jetojnë me trashësi ose obezitet ekstrem. Obeziteti është më i zakonshëm tek djemt, për dallim nga vajzat, shkruan në raportin e ISHP-së.

Sipas të dhënave të Institutit, pjesa më e madhe e fëmijëve që kanë peshë të rritur trupore dhe obezitet, jetojnë në mjedise urbane. Ushqyerja me ushqime shumë të përpunuara dhe të pasura me energji, siç shtohet, është faktor domethënës që kontribuon në zhvillimin e rritjes së peshës trupore tek fëmijët. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR