• e enjte, 26 dhjetor 2024

ISHMJ: MPB po bën hetim për shkaqet e zjarrit në Drisllë

ISHMJ: MPB po bën hetim për shkaqet e zjarrit në Drisllë

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor njoftoi se nga ana e MPB-së po bëhet hetim për shkakun e zjarrit i cili sot në mëngjes u paraqit në deponinë Drislla. 

Siç bëhet e ditur në informacionin nga Inspektorati, nga ana e një personi përgjegjës për mjedis jetësor në Drisllë, në bazë të detyrimit nga Leja Ekologjike e Integruar -A  përmes telefonit dhe me postë elektronike sot në mëngjes është pranuar njoftim se sot në orët e hershme të mëngjesit (rreth orës 4:00) është djegur deponia Drislla.

Menjëherë janë informuar shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi i MPB - Shkup. Zjarri ishte shuar me mekanizëm dhe mjete vetanake si dhe asistencë të disa automjeteve nga shërbimi zjarrfikës. Zjarri është lokalizuar dhe shuar rreth orës 8:30. Për momentin po zhvillohet hetim për shkaqet e zjarrit nga ana e MPB - Shkup, për çka ISHMJ do të informohet në vazhdimësi", bëhet e ditur në informacionin e publikuar në Fejsbuk.

ISHMJ, dje informoi për mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Deponinë Drislla pas denoncimit për ndotje në Lumin Markov. 

"Pas informimit telefonik të qytetarëve nga Batinca e Studeniçanit për ndotjen e Lumit Markova në orët e mëngjesit të datës 4 shtatorit është bërë inspektim i jashtëzakonshëm nga Inspektori i Përgjithshëm i Mjedisit Jetësor në subjektin juridik Drisla dhe në hyrje të kanalit në Lumin Markovë , në atë kohë një laborator i akredituar mjedisor ka marrë tri mostra të ujit për analiza laboratorike, pas së cilës do të finalizohet procedura e inspektimit. Gjatë kontrollit vizual është konstatuar se ujërat e Lumit Markova janë kontaminuar me një lëng ngjyrë kafe të zezë", sipas ISHMJ. fc/

Fotografia: Fejsbuku i ISHMJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR