• e premte, 08 nëntor 2024

ISHM miratoi vendime për marrjen e A-lejeve të integruara ekologjike nga "IGM Xhumajlija" dhe "DABLJU EKO" nga Zhelina

ISHM miratoi vendime për marrjen e A-lejeve të integruara ekologjike nga

Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Inspektorati Shtetëror i Mjedisit (ISHM) në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk njoftoi se janë marrë vendimet me të cilat shoqëria tregtare "IGM Xhumajlija" SHPK - fshati Saramzalinë, Lozovë, si dhe personi juridik Shoqëria për grumbullim, deponim, menaxhim dhe përpunim të mbeturinave, tregti dhe shërbime "DABLJU EKO" SHPKNJP - Shkup, Dega Zhelinë u merren hiqen A-lejet e integruara ekologjike.

Sipas ISHM-së, "IGM Xhumajlija" leja i është marrë për shkak të mospërmbushjes së kushteve dhe detyrimeve, respektivisht për shkak të moskryerjes së aktivitetit në masë dhe kohën e përcaktuar me leje. Shoqëria tregtare është përgjegjëse për shlyerjen e borxhit në bazë të Kompensimit vjetor për posedimin e A - lejes së ingeruar ekologjike, të cilën e ka marrë në 31 maj të vitit 2019.

"DABLJU EKO" SHPKNJP - Shkup, dega e Zhelinës, nga ana tjetër, siç njofton ISHM-ja, nuk e ka vendosur në funksion instalimin për trajtimin e mbetjeve plastike në Zhelinë nga data 20 korrik të vitit 2022, kur e ka marrë A-lejen e integruar ekologjike. Prandaj, matjet e emetimeve të ajrit, ujit dhe zhurmës nuk janë kryer sipas frekuencës së përcaktuar në leje. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR