• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ish-guvernatori rus dënohet me 22 vjet burgim të rreptë

Ish-guvernatori rus dënohet me 22 vjet burgim të rreptë

Moskë, 10 shkurt 2023 (MIA) - Gjykata e Moskës, bazuar në vendimin e porotës, e dënoi ish-guvernatorin e territorit të Habarovsk, Sergej Furgal, me 22 vjet burg për organizimin e dy vrasjeve dhe një tentativë për atentat.

Mbrojtja për të gjithë të akuzuarit (Furgal dhe gjoja  bashkëpunëtorët e tij) insistoi që ata të liroheshin nga të gjitha akuzat. Ata  kërkuan nga kryegjyqtari ta ushtrojë të drejtën për veto ndaj aktvendimit, ta shkarkojë porotën dhe ta kthejë lëndën  për një gjykim të ri me një përbërje tjetër.

 Furgal u arrestua më 9 korrik të vitit 2020.

Sipas hetuesve, në vitin 2004-2005 ai e organizoi tentativën e vrasjes së biznesmenit Aleksandar Smolski dhe vrasjen e sipërmarrësve Evgeni Zori dhe Oleg Bulatov.

 Furgal u deklarua i pafajshëm. Në bankën e të akuzuarve ishin edhe bashkëpunëtorët e tij të dyshuar Marat Kadirov, Andrej Karepov dhe Andrej Palej. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR