• e enjte, 28 nëntor 2024

Ish presidenti Ivanov në forumin e 10-të global të Aleancës së civilizimeve të KB-së në Portugali

Ish presidenti Ivanov në forumin e 10-të global të Aleancës së civilizimeve të KB-së në Portugali

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Ish presidenti Gjorge Ivanov ka marrë pjesë në Forumin e 10-të global të Aleancës së civilizimeve të KB-së - UNAOK me temë "Të bashkuar në paqe: kthimi i besimit, riformësimi i së ardhmes - Reflektimi i dy dekadave të dialogut për njerëzimin", që u mbajt nga 25 deri më 27 nëntor në Kashkaish, Portugali.

Në hapjen solemne të forumit, fjalime kanë mbajtur presidenti i Portugalisë, Mbreti i Spanjës, MPJ i Turqisë dhe zëvendës sekretari i përgjithshëm i KB-së dhe përfaqësues i lartë i Aleancës së civilizimeve, si dhe nikoqiri i forumit, respektivisht bashkë-themeluesit e iniciativës Aleanca e civilizimeve. Në forum kanë marrë pjesë numër i madh i shefave të shteteve dhe qeverive, shefa të diplomacive, aktualë dhe të mëparshëm, përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare, e tjerë. 

Siç kumtuan sot nga Kabineti i Ivanovit, ai ka mbajtur fjalim në panelin kushtuar arsimit, me temë "Nxitja e dialogut për paqe përmes arsimit gjithëpërfshirës dhe transformues".

Në fjalim, Ivanov ka folur për iniciativën e tij "Shkolla për lider të rinj", si shembull pozitiv në sferën e arsimit dhe edukimit, ku njerëzit e rinj përfitohen me shkathtësi, të cilat janë të nevojshme për sfidat bashkëkohore.

Gjatë pjesëmarrjes në forum, ish presidneti Ivanov ka realizuar takime bilaterale me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, me të cilin kanë biseduar për potencialet dhe bashkëpunimet e mundshme në kuadër të konceptit Aleanca e civilzimeve. Ai u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, me të cilin shkëmbyen mendime mbi ndikimin global të nismës Aleanca e civilizimeve. Ivanov u takua edhe me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të KB-së dhe përfaqësues i lartë i KB-së për Aleancën e civilizimeve, Miguel Angel Moratinos, duke konfirmuar mbështetjen për konceptin për Aleancën e civilizimeve, si dhe duke shqyrtuar mundësinë e organizimit të ngjarjes rajonale të Kombeve të Bashkuara - Aleanca e civilizimeve në Republikën e Maqedonisë, me propozim të Moratinos. Ivanov ka realizuar edhe disa takime të shkurtra me numër të madh të pjesëmarrësve në forum.

"Nga ky forum global i OKB-së doli edhe miratimi i deklaratës së përbashkët i të gjithë pjesëmarrësve, si të delegacioneve zyrtare, ashtu edhe të përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: Kabineti i ish presidnetit të Republikës së Maqedonisë 2009-2019, Gjorge Ivanov

QËNDRONI TË LIDHUR