• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ish presidenti i Guinesë dënohet me 20 vjet burg për shtypje të protestës dhe masakrës në një stadfium para 15 viteve

Ish presidenti i Guinesë dënohet me 20 vjet burg  për shtypje të protestës dhe masakrës në një stadfium para 15 viteve

Konakri, 1 gusht 2024 (MIA) - Ish presidenti i shtetit të Afrikës Perëndimore, Guinea, Musa Dadis Kamara, sot ishte shpallur fajtor për krimet kundër njerëzimit sepse ka mbikqyrë një masakër në stadium dhe përdhunim masiv të demonstrantëve prodemokratik para 15 vitesh.

Gjykimi i ish presidentit, Musa Dadis Kamara, si dhe 11 të tjerëve, duke e përfshirë edhe ish shefin e gardës presidenciale, ministra qeveritar dhe nëpunës të sigurisë, llogaritej si test për rajonin në thirrje të përgjegjësisë së sundimtarëve ushtarak.

Kamara është dënuar me 20 vjet burg, ndërsa togeri Abubakar Diakite, ish shef i gardës presidenciale, është dënuar me 10 vjet burg.

Gjykatësi shpalli fajtor edhe gjashtë të akuzuar dhe liroi katër, ndër të cilët edhe ministrin e Shëndetësisë, shkruan Nju-Jork Tajms.

Masakra, e cila traumatizoi një gjeneratë të banorëve të Guinesë, ndodhi më 28 shtator të vitit 2009, kur demonstrantët prodemokratik mbajtën protestë masive në stadiumin në Konakri kundër Kamaras, e cila e ndërmori pushtetin me grusht shtet.

Hjuman rajts uoç pastaj theksoi se forcat e sigurisë tentuan ta mbulojnë masakrën, duke i varrosur trupat në varreza masive dhe duke e mbyllur stadiumin. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR