• e diel, 06 tetor 2024

Ish koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë: Mundësitë janë të mëdha që Kosova të mbetet jashtë agjendës së Këshillit të Evropës

Ish koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë: Mundësitë janë të mëdha që Kosova të mbetet jashtë agjendës së Këshillit të Evropës

Prishtinë, 2 maj 2024 (MIA) - Ish koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi thotë se nuk janë përmbushur kërkesat ndaj Kosovës të vendeve partnere, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, se duhet të ndërmerren hapa konkrete për themelimin Asociacionit të komunave me shumicë serbe për anëtarësim në Këshillin e Evropës, për të cilin shkak ekziston mundësia që Kosova të mos hyjë në agjendën e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Arifi për televizionin proshtinas TËVË 1 tha se ekziston mundësia që çështja e Kosovës të vendoset në votim dhe të mos kalojë, e kjo, sipas tij, do të ishte fitore e madhe për Serbinë.

"Shumë të mëdha janë gjasat që të mos ketë votim dhe të shtyhet për vitin e ardhshëm. Ose, ka opsion tjetër, që është më i vështirë, të shkohet në votim dhe të mos votohet, që do të ishte një fitore shumë e madhe për Serbinë", deklaroi Arifi.

Sipas tij, mosanëtarësimi në KE do të krijojë një perceptim se Kosova ka dalë nga agjenda evropiane.

"Mosanëtarësimi do të thotë se Kosova ka dalë nga agjenda evropiane, ka humbur partneritetin me BE-në dhe në këtë situatë Kosova do të konsiderohet po aq fajtore për situatën ekzistuese dhe përgjegjëse për dështimin e dialogut. Edhe pse kjo është e padrejtë, sepse fajin e ka Serbia", tha Arifi.

Franca, Gjermania, Italia, por dhe SHBA-ja kërkuan hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke u ndërlidhur këtë me aplikimin e Kosovës për anëtarsimin në Këshillin e Evropës.

Nga mesi i muajit maj do të mbahet mbledhja e KE-së, por ende nuk është zyrtare nëse Kosova do të jetë në rend dite.

Anëtarsimi i Kosovës në KE është votuar me shumicë të madhe votash në Ansamblenë parlamentare me 15 prill.

Qeveria e Kosovës thotë se i përmbush të gjitha kushtet për anëtarësimin në organizatën evropiane. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR