• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ish-drejtoresha organizative e Klinikës për Toksikologji Besia Iljazi akuzohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar

Ish-drejtoresha organizative e Klinikës për Toksikologji Besia Iljazi akuzohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar

 Shkup, 25 shtator 2024 (MIA) - Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtoreshës organizative të Institucionit Shëndetësor Publik - Klinika Universitare për Toksikologji Besia Iljazi për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. 

 "E akuzuara, në cilësinë e drejtoreshës oganizative të Institucionit Shëndetësor Publik - Klinika Universitare për Toksikologji, ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare me qëllim që t’u mundësojë përfitim pasuror të kundërligjshëm për 17 persona. Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Kujdes Shëndetësor në maj të këtij viti ka lidhur kontrata në vepër me personat për angazhimin e tyre në Klinikë, pas së cilës në mënyrë retroaktive ka nxjerrë urdhërpagesat me të cilat u ka paguar atyre kompensim mujor për punësimin e tyre të mëparshëm të supozuar. Në listë ka shtuar persona me të cilët nuk është lidhur aspak kontratë pune dhe të cilëve u është paguar edhe kompensimi për gjoja punët e kryera", njoftoi sot Prokuroria Publike.

 Në këtë mënyrë buxheti i Klinikës, siç thuhet në njoftim, është dëmtuar në shumë prej 659.781 denarë, ndërsa në të njëjtë kohë personave të angazhuar u është siguruar përfitim pasuror i kundërligjshëm”. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR