• e enjte, 26 dhjetor 2024

Isaki: Fronti Evropian ku bën pjesë edhe PDSH-ja paraqet konceptin e anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE

Isaki: Fronti Evropian ku bën pjesë edhe PDSH-ja paraqet konceptin e anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE

Shkup, 15 prill 2024

Shqiptarët dhe qytetarët tjerë të këtij shteti për këto zgjedhje presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024, përpara vetes kanë 2 koncepte.

Koncepti i parë i cili përfaqësohet nga Fronti Evropian ku bën pjesë edhe PDSH-ja nëpërmjet kandidatit për president të këtij koalicioni z.Bujar Osmanit, përfaqëson konceptin e zhbllokimit të procesit dhe anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Koncepti rreth grupimit të kandidatit tjetër për president Arben Taravari përfaqëson konceptin regresiv siç është bllokimi i rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut për në BE dhe në pajtueshmëri me VMRO-DMNE dhe Levicën, të degradojnë të drejtat kolektive të Shqiptarëve në këtë shtet.

Nëpërmjet kandidaturës së z.Bujar Osmanit, kandidat i Frontit Evropian mundëson arritjen e në qëllimi strategjik për anëtarësimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe si rezultat i kësaj do të sjell këto të mira për qytetarët:

- Maqedonia e Veriut si anëtare e plotë e BE, do të ketë rol të rëndësishëm në procesin e vendimmarrjes të barabartë me anëtarët tjerë të BE;

- Do të ketë akses në fondet strukturore të BE dhe fondet e kohezionit, me disa miliarda euro;

- Rritjen e investimeve dhe rritjen ekonomike për shkak të tregut të zgjeruar që do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës;

- Përkushtim ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës;

- Rritje e mirëqenies dhe shoqëri të bazuar në vlera identike si ato të Bashkimit Evropian;

- Ne si PDSH, si pjesë e koalicionit Fronti Evropian ftojmë shqiptarët dhe gjithë të tjerët që ta votojnë kandidatin tonë z.Bujar Osmani dhe padyshim fitorja e tij spektakolare në këto zgjedhje presidenciale, dhe fitorja në ato parlamentare do të mundësojë debllokimin e procesit dhe anëtarësimin e shpejtë të vendit në BE, si dhe do të parandalojë shpërnguljen e të rinjve nga këto hapësira.

Fatmire Isaki, zëdhënëse e shtabit qendror të PDSH-së

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR