• e premte, 27 dhjetor 2024

Irlanda sërish hap ambasadën e saj në Kiev

Irlanda sërish hap ambasadën e saj në Kiev
Dublin, 22 gusht 2022 (MIA) - Irlanda sot kumtoi se e hap sërish ambasadën e saj në Kiev, pasi ajo u evakuua në fillim të invadimit rus në Ukrainë në fund të shkurtit. "Ambasada i vazhdon aktivitetet e saj në Kiev, ndërsa dhe prioriteti kryesor i ekipit tonë do të jetë ripërtëritja dhe zhvillimi i rrjetit tonë të kontakteve me përfaqësuesit e qeverisë ukrainase për t'i informuar më mirë për mbështetjen dhe ndihmën nga Irlanda", theksoi ministri irlandez i  Punëve e Jashtme Simon Kovini. Irlanda është një anëtare e Bashkimit Evropian, e cila vendosi sanksione ndaj Rusisë pas invadimit të Ukrainës dhe mbështet Kievin. Megjithatë, Dublini  refuzoi drejtpërdrejt të dorëzojë armë vdekjeprurëse në Ukrainë, duke potencuar neutralitetin e saj ushtarak. Në muajt e fundit, një numër i madh i vendeve, duke përfshirë Francën, Britaninë dhe SHBA-në, sërish kanë hapur ambasadat e tyre në Kiev, pasi kryeqyteti i rrethuar ukrainas nuk është aq i rrezikuar. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR