• e enjte, 26 dhjetor 2024

Irlanda, Polonia dhe Sllovenia në garë për funksionin e kryesuesit të Komitetit Ushtarak të BE-së

Irlanda, Polonia dhe Sllovenia në garë për funksionin e kryesuesit të Komitetit Ushtarak të BE-së

Bruksel, 14 prill 2024 (MIA) - Funksioni kryesues i Komitetit Ushtarak të BE-së (EUMC) nuk përket në grupin e funksioneve nga profili i lartë brenda Unionit, por mbajtësi i saj ka një rol të rëndësishëm si këshilltar i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së  për politikën e jashtme dhe sigurinë. Pozicioni i tij mori rëndësi me agresionin rus në Ukrainë dhe imponimin e politikës së mbrojtjes ndër prioritetet e agjendës së BE-së, ndërsa funksioni mund të fitojë peshë shtesë nëse në Komisionin e ardhshëm Evropian futet detyra e Komisionerit Evropian për Mbrojtjen.

Kryesuesi aktual i EUMC-së është gjenerali austriak Robert Briefer, mandati i të cilit skadon në maj të vitit 2024, ndërsa për këtë arsye për muajin e ardhshëm është caktuar takim i shefave të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të vendeve anëtare të BE-së, në të cilin duhet të zgjidhet pasardhësi i tij.

Në garën për këtë funksion janë tre kandidatë - shefi aktual i Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Irlandës, gjeneral-nënkoloneli Shon Klensi, homologu i tij gjeneral-nënkoloneli Robert Gllavash dhe përfaqësuesi ushtarak polak në BE dhe NATO, gjeneral-nënkoloneli Sllavomir Vojçehovski.

Nominimi i gjeneralit irlandez Klensi vlerësohet si reflektim i interesit në rritje të Irlandës, e cila së bashku me Austrinë, Qipron dhe Maltën janë të vetmet vende të BE-së që nuk janë anëtare të NATO-s, për kapacitetet e Unionit për menaxhimin e krizave, veçanërisht duke pasur parasysh se Dublini ka një histori të gjatë pjesëmarrjeje në misionet paqeruajtëse.

Gjenerali slloven Glavas konsiderohet më me përvojë nga tre të nominuarit për shkak të pjesëmarrjes së tij në Misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Forcën Mbështetëse të Sigurisë Ndërkombëtare (ISAF) në Afganistan. Për më tepër, në favor të saj është edhe pozita gjeografike e Sllovenisë, e cila për shkak të rrethanave historike do të ishte në pozitë të mirë për të balancuar me prioritetet e Unionit.

Përparësitë e Glavashit përfshijnë afërsinë e tij me Komandantin Suprem të Forcave të NATO-s në Evropë, gjeneralin amerikan Kristofer Kavoli me të cilin ai shërbeu së bashku në Afganistan, kështu që lidhjet e ngushta me SHBA-në mund të jenë të dobishme për sigurinë evropiane nëse pas zgjedhjeve presidenciale amerikane në nëntor në Shtëpinë e Bardhë kthehet Donald Tramp.

Në favor të gjeneralit polak Vojçehovski, gjithashtu, shkon gjeografia, por këtë herë për shkak të pozicionit të Polonisë si vend i vijës së parë pranë zonës së konfliktit në Ukrainë. Polonia ka rritur shpenzimet e mbrojtjes në rreth katër për qind të BPV-së dhe është një nga përkrahësit kryesorë të një roli më të fortë mbrojtës të BE-së, i cili do të favorizonte emërimin e  Vojçehovskt.

Por pozicioni i tij mund të minohet kryesisht nga ambicia e Polonisë për të marrë postin e mundshëm të komisionerit të BE-së për mbrojtjen ose industrinë e mbrojtjes, siç janë titujt e mundshëm në lojë për këtë post. Ministri polak i Punëve të Jashtme, Radoslav Sikorski, tashmë ka sinjalizuar se është i interesuar për pozicionin e Komisionerit Evropian, ndaj marrja e tij do të ishte një prioritet më i rëndësishëm për Poloninë sesa pozita e kryesuesit të EUMC. Në një rast të tillë, ka shumë gjasa që Vojçehovski të “sakrifikohej”, sepse Polonia nuk mund të shpresonte të fitonte drejtimin me dy pozicionet kyçe të mbrojtjes në BE. ls/

Foto; BE/ NATO/ Qeveria e Sllovenisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR