• e enjte, 26 dhjetor 2024

IRL në Geteborg e mori çmimin për gazetari hulumtuese për "Gjakun e papastër"

IRL në Geteborg e mori çmimin për gazetari hulumtuese për

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Filmi hulumtues "Gjaku i papastër" në produksion të Laboratorit për gazetari hulumtuese (IRL) dhe Servisit publik të Maqedonisë së Veriut (RTVM) e mori çmimin për gazetari hulumtuese "Global Shining Light Award" për hulumtimin "Gjaku i papastër" në Konferencën e 13-të globale për gazetari hulumtuese (GIJN), që u mbajt në Geteborg të Suedisë.

Për çmimet këtë vit konkurruan numër rekord prej 419 pjesëmarrësve nga 84 vende. IRL është mediumi i parë i vendit që ndonjëherë është nominuar dhe e ka fituar çmimin "Global Shining Light Award".

Nominimet ishin në dy kategori - redaksi të mëdha të cilat kanë mbi 20 anëtarë në ekip dhe redaksi të vogëa me më pak se 20 anëtarë. Rrjeti global për gazetari hulumtuese vendosi në dy kategoritë të ndajë nga dy çmime të para dhe nga një certifikatë në secilën kategori. Fimi dokumentar i IRL-së është shpërblyer me çmimin e parë në kategorinë "mediume të vogla dhe të mesme" mes 6 finalistëve së bashku me Viewfinder nga Afrika Jugore me storjen "Above the law".

Për ndarjen e çmimeve vendosën redaktorë hulumtues me përvojë dhe profesorë si Shejla Koronel, profesoreshë e gazetarisë hulumtuese në Fakultetin për gazetari në Universitetin e Kolumbisë; Dejvid Li, ish-redaktor hulumtues i gazetës Gardian; benon Oluka, redaktor i GIJN Afrika; gazetarja meksikane Marsela Turati dhe trajneri ukrainas për zhvillim të mediumeve, Oleg Homenok.

Në kategorinë e mediumeve të vogla dhe të mesme së bashku me IRL-në ishin të nominuara edhe pesë storje hulumtuese "Kidnapping in Haiti — Caught in the Middle"  — Connectas and Enquête d’action (Haiti), "Scorpion Prison Cells Above the Law"— ARIJ (Egjipt), "The Deadly Ways Colombian Police Quell Protests, and Its Alliances with Armed Civilians" — Cuestión Pública (Kolumbi), "Secret Prisoners of Dhaka" — Netra News (Bangladesh) dhe "Above the Law — Viewfinder (Afrika Jugore). Në këtë kategori, krahas çmimit të parë për IRL-në dhe Viewfinder, juria ndau edhe certifikatë për raportim të shkëlqyeshëm për storjen nga Bangladeshi.

Në kategorinë për mediume të mëdha çmimin e ndanë "The Bandit Warlords of Zamfara", film dokumentar i BBC Africa Eye (Nigeri) dhe "Corredor Furtivo“, storje e përpunuar nga Armando.Info (Venezuela) dhe El  País (Spanja). Certifikatë për storje të shkëlkqyeshme në kategorinë e mediumeve të mëdha mori storja nga Ukraina e titulluar si "How Volunteers Buried Civilians en Masse in Izium" dhe përpunuar nga Radio Liberty dhe Schemes. ab/

Foto: Laboratori hulumtues raportues (IRL)

QËNDRONI TË LIDHUR