• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Irani ka lëshuar një paralajmërim urgjent (NOTAM) për aeroplanët ta shmangin hapësirën e tij ajrore

Irani ka lëshuar një paralajmërim urgjent (NOTAM) për aeroplanët ta shmangin hapësirën e tij ajrore

 Teheran, 5 gusht 2024 (MIA) - Irani sot ka lëshuar një paralajmërim urgjent (NOTAM) për të gjithë aeroplanët që të shmangin hapësirën e tij ajrore dhe të ndryshojnë kursin.

"Xherusalem Post" thekson se ky vendim i autoriteteve iraniane presupozon një sulm të afërt ndaj Izraelit.

 Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinkeni deklaroi sot në samitin e G7 se sulmi nga Irani dhe grupi militant Hezbollah ndaj Izraelit mund të fillojë sot.

 Gazetari izraelit dhe analisti i situatës në Lindjen e Mesme, Barak Ravid, për portalin Aksios  dje deklaroi dse sulmi mund të ndodhë sot, duke cituar si burime tre zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.

Një zyrtar izraelit për Si-Bi-Es Njuz tha se në krahasim me sulmin e 13 prillit, Izraeli këtë herë pret një sulm më agresiv nga Irani. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR