Irani kërkon që marrëveshja me SHBA-në të konfirmohet nga KS i KB-së
- – Marrëveshja përfundimtare ndërmjet Iranit dhe SHBA-së duhet të konfirmohet me rezolutë detyruese të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, njoftoi agjencia iraniane “Tasnim”.
- Post By Fitore Curri
- 14:26, 8 prill, 2026
Teheran, 8 prill 2026 (MIA) – Marrëveshja përfundimtare ndërmjet Iranit dhe SHBA-së duhet të konfirmohet me rezolutë detyruese të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, njoftoi agjencia iraniane “Tasnim”.
Sipas agjencisë, plani prej 10 pikave i propozuar nga Irani, që do të jetë bazë për bisedimet e ardhshme me palën amerikane pas tërheqjes së presidentit Donald Tramp, parasheh se të gjitha marrëveshjet e mundshme do të miratohen me rezolutë detyruese të Këshillit të Sigurisë së KB-së.
Miratimi i një rezolute të tillë do ta shndërronte marrëveshjen në të drejtë detyruese ndërkombëtare dhe siç bëhet e ditur, do të përfaqësojë fitore të rëndësishme diplomatike për popullin iranian.
Gjeneral – majori iranian Mohsen Rezai tha se forcat e armatosura mbeten në “gatishmëri të plotë” derisa nuk janë absolutisht të sigurta se interesat e vendit janë mbrojtur.
"Forcat e armatosura janë në gatishmëri derisa të jenë plotësisht të bindura se po sigurojnë interesat e vendit", tha Rezai.
Ai deklaroi se presidenti amerikan, pas tri tërheqjeve nga bisedimet, përfundimisht ishte i detyruar ta pranojë planin prej 10 pikave të Iranit si bazë për bisedime, që, sipas tij, ishte rezultat i rezistencës së popullit iranian, veprimet e forcave të armatosura dhe këshillat e liderit suprem të Iranit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s