• e hënë, 30 dhjetor 2024

Irani i gatshëm ta pranojë tekstin e propozuar për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore nga viti 2015

Irani i gatshëm ta pranojë tekstin e propozuar për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore nga viti 2015
Teheran, 12 gusht 2022 (MIA) Irani është i gatshëm ta pranojë tekstin final të propozuar në Vjenë për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore iraniane nga viti 2015, por me kusht që të ketë edhe disa kufij të caktuar, publikoi sot agjencia iraniane "Irna". Paralajmërimi vjen në kohën kur forcat e mëdha e prisnin përgjigjen e Teheranit për propozimin për marrëveshje që më 26 korrik e prezentoi shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell. "Propozimet e Bashkimit Evropian janë të pranueshme me kusht që t'i japin garanci Iranit për pika të ndryshme", thotë një diplomat iranian i paemëruar, pa saktësuar se cilat garanci janë duke u kërkuar, por potencojnë se SHBA-ja nuk guxon ta vë marrëveshjen në pikëpyetje. Borelli para ca kohësh i bëri thirrje Teheranit dhe Uashingtonin ta komentojnë tekstin e propozuar. Sipas marrëveshjes bërthamore iraniane të vitit 2015, Teheranit i është ofruar heqja e disa prej sanksioneve që e mbysin ekonominë iraniane, në shndërrim të zvogëlimit drastik të programit të ri bërthamor të përbërë nën kontrollin e rreptë të KB-së. Megjithatë, SHBA-ja u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018 nën kryesinë e Donald Trampit dhe i kthyen në fuqi masat ndëshkuese. Si përgjigje, Irani gradualisht u tërhoq nga obligimet e veta. Marrëveshja për programin bërthamor iranian me emrin zyrtar "Plan gjithëpërfshirës i përbashkët për veprim" u nënshkrua në Vjenë në korrik të vitit 2015 nga Irani dhe grupi "5 plus 1" të përbërë nga pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurisë së KB-së (Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe, SHBA-ja) dhe Gjermania, si nënshkrues në emër të BE-së.

QËNDRONI TË LIDHUR