Irani hedh poshtë propozimin e EBA-së për "korridor të sigurt detar" në Ngushticën e Hormuzit
- Në takimin e Komitetit ligjor të Organizatës ndërkombëtare detare, Irani e ka hedhur poshtë iniciativën e Emirateve të Bashkuara Arabe për të krijuar një korridor të sigurt detar përmes Ngushticës së Hormuzit, duke e përshkruar atë ligjërisht si të pabazë dhe të motivuar politikisht.
- Post By Fami Bajrami
- 12:15, 15 prill, 2026
Teheran, 15 prill 2026 (MIA) –Në takimin e Komitetit ligjor të Organizatës ndërkombëtare detare, Irani e ka hedhur poshtë iniciativën e Emirateve të Bashkuara Arabe për të krijuar një korridor të sigurt detar përmes Ngushticës së Hormuzit, duke e përshkruar atë ligjërisht si të pabazë dhe të motivuar politikisht.
Irani në takimin në Londër, hodhi poshtë propozimin e EBA-s për të krijuar një "korridor të sigurt detar" përmes Ngushticës së Hormuzit, transmeton portali "Press TV". Përfaqësuesi iranian Puria Kolivand vlerësoi se propozimi është bazuar në "pretendime arbitrare" dhe përfundime ligjërisht të pavlefshme, duke pretenduar se procedura brenda IMO-s është e gabuar dhe në kundërshtim me rregullat.
Teherani ka theksuar se çdo korridor i mundshëm detar mund të krijohet vetëm me pëlqimin e plotë të Iranit si shtet bregdetar dhe se pa të, "propozime të tilla nuk kanë bazë ligjore".
Irani ka deklaruar më tej se përkeqësimi i situatës së sigurisë në rajon është pasojë, siç pretendon ai, e "agresionit ushtarak SHBA-Izrael" dhe se pasojat për trafikun detar nuk mund të shihen të izoluara nga ky kontekst.
Sipas raporteve iraniane, 39 anije tregtare u goditën dhe u fundosën gjatë konfliktit, ndërsa 20 marinarë u vranë gjatë një periudhe 40-ditore. Teherani pohon se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për trafikun ndërkombëtar, por ky kalim i nënshtrohet koordinimit me autoritetet iraniane dhe rregullat e sigurisë, ndërsa përjashtohen vetëm anijet që Irani i konsideron armiqësore.
Në fjalimin e tij, Irani akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe theksoi se këto ishin, siç pretendon ai, sulme që përbëjnë krime lufte. Ai gjithashtu kritikoi rolin e vendeve individuale në rajon, përfshirë EAB-në, për mbështetjen e propozimit të korridorit, duke argumentuar se lëvizje të tilla mund të politizojnë më tej punën e IMO-s dhe rrezikojnë sigurinë detare.
Foto: DPA