Irani: Evropa dhe vendet e tjera do të jenë objektiva legjitime të sulmit nëse i bashkohen SHBA-së dhe Izraelit
- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Maxhid Taht-Ravançi, sot deklaroi se Teherani i ka informuar vendet evropiane dhe shtete të tjera se ato do të jenë objektiva legjitime të sulmeve iraniane nëse i bashkohen luftës kundër Iranit, në anën e SHBA-së dhe Izraeli.
- Post By Qefsere Abduli
- 21:34, 6 mars, 2026
Teheran, 6 mars 2026 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Maxhid Taht-Ravançi, sot deklaroi se Teherani i ka informuar vendet evropiane dhe shtete të tjera se ato do të jenë objektiva legjitime të sulmeve iraniane nëse i bashkohen luftës kundër Iranit, në anën e SHBA-së dhe Izraeli.
"Teherani tashmë i ka njoftuar evropianët dhe të gjithë të tjerët se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos i bashkohen kësaj lufte agresive kundër Iranit. Nëse ndonjë vend i bashkohet SHBA-së dhe Izraelit në agresionin kundër Iranit, ai do të jetë objektiv legjitim i hakmarrjes iraniane", tha Taht-Ravançi në një intervistë.
Ai konfirmoi se Irani po sulmon grupe kurde në Irakun fqinj, pas publikimit të raporteve se CIA dhe Mosai po i armatosin këto grupe.
"Nëse është e nevojshme të mbrohet sovraniteti ynë, patjetër do ta bëjmë këtë", theksoi Taht-Ravançi. qa
Foto: Arkivi