• e enjte, 09 prill 2026

Irani dhe Omani do të vendosin taksë për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë armëpushimit

Irani dhe Omani do të vendosin taksë për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë armëpushimit

Teheran/Muskat, 8 prill 2026 (MIA) - Plani dyjavor për ndërprerjen e zjarrit midis SHBA-së dhe Iranit parashikon që Irani dhe Omani të grumbullojnë taksë për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, hyrja e ngushtë në Gjirin Persik, deklaroi sot një zyrtar rajonal i përfshirë në negociata.

Sipas pretendimeve të tyre, Irani planifikon të përdorë mjetet e mbledhura për rindërtim pas konfliktit, ndërsa nuk dihet për çfarë qëllimesh Omani do t'i destinojë të ardhurat nga tarifat.

Ngushtica e Hormuzit ndodhet në ujërat territoriale të Iranit dhe Omanit, por bashkësia ndërkombëtare deri më tani e ka konsideruar këtë kalim një rrugë ujore ndërkombëtare përmes së cilës anijet lëvizin lirshëm, pa paguar taksë.

Funksionari i cili ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat për armëpushimin, foli në kushte anonimiteti në mënyrë që të mund të japë detaje rreth bisedimeve të zhvilluara pas dyerve të mbyllura.

foto/arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR