• e enjte, 26 dhjetor 2024

Iraku i dënon sulmet ndaj bazës amerikane në Jordani dhe bën thirrje në ndërprerje të dhunës në Lindjen e Mesme

Iraku i dënon sulmet ndaj bazës amerikane në Jordani dhe bën thirrje në ndërprerje të dhunës në Lindjen e Mesme

Bagdad, 29 janar 2024 (MIA) - Iraku sot e ka dënuar sulmin vdekjeprurës në bazën amerikane në rajon dhe ka bërë thirrje për t'i dhënë fund dhunës në Lindjen e Mesme, njoftoi DPA.

"Qeveria e Irakut e ka dënuar përshkallzimin e vazhdueshëm, thuhet në komunikatën e zëdhënësit të qeverisë. Ai paralajmëroi gjithashtu se pasojat e këtyre zhvillimeve paraqesin kërcënim për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare dhe kërcënojnë ekonomitë dhe furnizimet me energji.

Iraku bën thirrje për t'i dhënë fund ciklit të dhunës dhe shpreh gatishmërinë e tij për t'i ndihmuar në vendosjen e rregullave bazë për të parandaluar pasojat e mëtejshme në rajon, si dhe përshkallzim të konfliktit, shtohet në kumtesën e zëdhënësit.

Tre ushtarë amerikanë janë vrarë, ndërsa rreth njëzetë të tjerë janë plagosur në sulmet e djeshme me dronë në një qendër ushtarake amerikane në Jordani. rq/mb/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR