• e shtunë, 23 nëntor 2024

IPARD 3 risi- pagesë paradhënie deri në 50 për qind nga mbështetja menjëherë pas nënshkrimit të kontratës

IPARD 3 risi- pagesë paradhënie deri në 50 për qind nga mbështetja menjëherë pas nënshkrimit të kontratës

Shkup, 9 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) përkujton se IPARD 3 ofron mundësi të reja për bujqësinë e Maqedonisë. Një nga risitë e parapara me Programin, siç informoi është pagesa e paradhënies deri në 50 për qind nga mbështetja financiare, menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.

"Kjo për shembull do të thotë nëse konkurohet me projekt të vlefshëm 100.000 euro për masë ku kthimi i investimit është 60 për qind, aplikanti përmes financimit të paradhënies, me lidhjen e kontratës IPARD do të marrë deri në 50 për qind nga mjetet ose 30.000 euro paraprakisht. Kjo do të jetë lehtësim i madh për realizim më të shpejtë të të gjitha investimeve dhe ndihmë e madhe financiare. Përmes pagesës së paradhënies u ndihmojnë drejtpërdrejtë aplikantëve, të cilët tani do të kenë në dispozicion një pjesë të mjeteve paraprakisht në vetë fillimin e investimit, pa pasur nevojë të marrin kredi në banka", theksojnë nga MBPEU.

Me Programin e ri IPARD 3 vendoset edhe mënyra e re në sigurimin e dokumemntacionit të nevojshëm. Do të përdoret sistemi elektronik për furnizimin e dokumenteve nga Regjistri qendror, miratime për ndërtime, me çka do të thjeshtohet, lehtësohet dhe përshpejtohet procesi dhe do të ulen shpenzimet për shfrytëzuesit.

Aplikantët e interesuar mund të gjejnë më shumë informacione në https://ipardpa.gov.mk/mk/Home/IpardPovici/9. mb/

Foto. MBPEU

QËNDRONI TË LIDHUR