• e premte, 27 dhjetor 2024

Investimet në sigurime u rritën me 19 për qind, tejkaluan 48 milionë euro në tre muaj

Investimet në sigurime u rritën me 19 për qind, tejkaluan 48 milionë euro në tre muaj

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) -Sigurimi shëndetësor privat vazhdon të jetë sigurimi vullnetar më popullor me rritje të shitjeve prej 63 për qind. Investimet në sigurimin e pasurisë arritën në 10 milionë euro në tre muaj, dhe rritje solide ka në sigurimin e shëndetiti në udhëtim dhe sigurimin kasko të automjeteve.

Investimet në sigurimet jo-jetë arritën në 3 miliardë denarë (48,4 milionë euro) për tre muajt e parë të këtij viti. Qytetarët, kompanitë dhe institucionet në këtë periudhë kanë investuar 19.5 për qind ose 7.9 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Në tremujorin e parë të këtij viti,sipas të dhënave zyrtare të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) nga të 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë, janë lidhur mbi 369 mijë kontrata sigurimesh, që është 20 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Nga të dhënat që janë publike në https://aso.mk/category/publikaczii/izveshtai-za-rabotata-na-osiguritelnata-industri-a/drushtva-za-osiguruva-e/ shihet se po rriten investimet në të gjitha klasat vullnetare të sigurimeve, si dhe vlera e policave për sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë.

Klasa me popullaritet më të lartë, respektivisht klasa me rritjen më të shpejtë edhe në këtë periudhë është sigurimi shëndetësor privat (sigurimi suplementar). Për tre muajt e parë të këtij viti janë lidhur mbi 11700 kontrata, që është 50 për qind më shumë se tremujori i parë i një viti më parë. Qytetarët investuan 367,5 milionë denarë (6 milionë euro) në sigurime shëndetësore private për familjet e tyre dhe kompani për punëtorët e tyre. Interesi për investimin në sigurimet shëndetësore private është rritur me 62 për qind krahasuar me tremujorin e parë të një viti më parë.

 

Rritje prej 10.5 për qind shënoi edhe klasa më e madhe vullnetare – sigurimi i pasurisë. Investimet e përgjithshme të qytetarëve dhe personave juridikë për sigurimin e pasurisë arritën në 612 milionë denarë (10 milionë euro).

 

Nga klasat e tjera vullnetare, vlen të theksohet se ka një rritje solide në shitjen e policave për sigurimin e mjeteve motorike. Shitja totale e policave të sigurimit ka arritur në 272 milionë denarë (4,4 milionë euro) dhe kjo është 26 për qind ose gati 1 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

 

Në tre muajt e parë të këtij viti, qytetarët kanë udhëtuar jashtë vendit dukshëm më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shitja e sigurimit të shëndetit në udhëtim në këtë periudhë është rritur për 45 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe ka arritur në 44 milionë denarë (713.000 euro). Janë shitur 64 mijë polica sigurimi udhëtimi, që është 44 për qind më shumë se tremujori i parë i vitit të kaluar.

 

Peshën më të madhe në shitjen totale të sigurimeve jo-jetë këtë vit e ka sigurimi i autopërgjegjësisë, i cili është i detyrueshëm me ligj. Siguruesit kanë investuar 1,18 miliardë denarë (19,2 milionë euro) për tre muaj dhe kjo është 13 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022. ls/

Foto : Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR