Investim i ri në ZZHTI Kërçovë, kompania ABEE do të hapë 600 vende të punës
- 600 vende të punës do të hapë kompania "Avesta Battery and Energy Engineering" (ABEE) e cila vendosi të investojë rreth 40 milionë euro në Maqedoninë e Veriut.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:41, 22 maj, 2023
Bruksel, 22 maj 2023 (MIA) - 600 vende të punës do të hapë kompania "Avesta Battery and Energy Engineering" (ABEE) e cila vendosi të investojë rreth 40 milionë euro në Maqedoninë e Veriut.
Kompania, siç lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Brukseli, do të prodhojë bateri elektrike për automobilë dhe do të ndërtojë fabrikë në Zonën teknologjike zhvillomore në Kërçovë.
Marrëveshjen sot në Bruksel do ta nënshkruajë drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së, Jovan Despotovski në prani të ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi dhe Despotovski janë pjesë e delegacionit të cilin në Bruksel e kryeson presdienti i vendit, Stevo Pendarovski, i cili sot së bashku me ta do të marrë pjesë në forumin e biznesit në Antverpen, ku para kompanive belge do të prezantohen mundësitë për investim në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Krahas kësaj, nesër në Bruksel do të mbahet edhe një forum biznesi.
Presidenti Pendarovski nesër do të tkaohet edhe me kryeministrin e Belgjikës, Aleksandar De Kro, kryetaren e Shtëpisë së përfaqësuesve të Parlamentit belg, Elian Tilie dhe me kryetaren e Parlamentit belg, Stefani D Os. Pendarovski do të ketë edhe audiencë tek mbreti Filip.
Dje, delegacioni i vendit në Bruksel pati takim me përfaqësues të diasporës, ku u bisedua për disa tema aktuale në vend, si dhe për çështje të cilët kanë të bëjnë me diasporën. ab/
Foto: MIA Arkivi