• e enjte, 26 dhjetor 2024

Interpoli shpalli fletë-arrest ndërkombëtar për 14-vjeçaren e zhdukur

Interpoli shpalli fletë-arrest ndërkombëtar për 14-vjeçaren e zhdukur

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Interpoli sot shpalli fletë-arrest ndërkombëtar për 14-vjeçaren V.GJ., për të cilën më 27 nëntor u paraqit se është zhdukur.

Siç kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), hetimi vazhdon intensivisht dhe po ndërmerren të gjitha maat dhe aktivitetet për gjetjen e saj.

"Të dhënat për personin e zhdukur më 28.11.2023 në orën 13:00 janë vendosur në Stop-listën e vendklaimeve kufitare, ndërsa me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është shpallur fletë-arrest ndërkombëtar për personin e zhdukur nga ana e Interpolit", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga MPB sot i demantuan dezinformatat se vajza 14-vjeçare kinse është gjetur në një shtet fqinj.

Njëherit, bëjnë thirrje të mos përhapen dezinformata dhe theksojnë se vazhdimisht do ta informojnë opinionin deri në gjetjen e të miturës. ab/

Foto/МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR