• e enjte, 26 dhjetor 2024

Interpelanca për Joveskin në seancë parlamentare më 2 nëntor

Interpelanca për Joveskin në seancë parlamentare më 2 nëntor

Shkup, 20 tetor 2023 (MIA) - Në mbledhjen parlamentare të caktuar për më 2 nëntor do të debatohet për Propozimin për interpelancën e prokurorit publik Lubomir Joveski të iniciuar nga deputetët e opozitës.

Interpelanca është vënë si pikë e 13-të e rendit të ditës në seancë plenare.

Deputetët, madje do të diskutojnë edhe për Propozim vendimin për shpalljen publike për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit të Antikorrupsionit, mandati i të cilëve skadon në shkurt.

Në të njëjtën seancë si pikë e 15-të është vënë edhe Propozim vendimi për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Pas emërimit të Krenar Llogës për ministër të Drejtësisë një vend në KSHZ mbetet i zbrazët e që duhet të plotësohet nga një përfaqësues i opozitës.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR