• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Interi do ta bëjë Lautaro Martinezin lojtarin më të paguar të skuadrës

Interi do ta bëjë Lautaro Martinezin lojtarin më të paguar të skuadrës

Milano, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez së shpejti do të nënshkruaj kontratë të re me klubin, transmeton "La Gazzetta dello Sport".

Sipas kushteve të kontratës së re, futbollisti 26 vjeçar argjentinas do të marrë shtatë milionë në vit, duke marrë parasysh edhe pagesën e taksave. Kështu ai do të bëhet lojtari më i paguar i Interit.

Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028.

Martinez luan për "neroazurët" nga viti 2018. Këtë sezon ai ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 15 gola dhe tre asiste. Kontrata e tij aktuale me Interin është deri në vitin 2026. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR