• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Interesi për bashkëpunim ekonomik me Kazakistanin, takim i Siljanovska Davkovës me presidentin kazak Tokajev në Baku

Interesi për bashkëpunim ekonomik me Kazakistanin, takim i Siljanovska Davkovës me presidentin kazak Tokajev në Baku

 Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për Ndryshime Klimatike (COP29) në Baku, pati një takim me presidentin e Republikës së Kazakistanit, Kasim-Xhomart Tokajev. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe u shkëmbyen mendime për situatën aktuale gjeopolitike, si dhe për rolin rajonal të dy shteteve, bëri të ditur zyra e saj.

Si urë lidhëse mes Azisë dhe Evropës, presidenti përshëndeti kontributin e Kazakistanit dhe ndikimin e tij të rëndësishëm në korniza globale, ndërsa ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit në kuadër të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht në Kombet e Bashkuara dhe OSBE.

Në takimin e dy presidentëve është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në sferën e kulturës, shkencës dhe arsimit, për çka kryetarja Siljanovska Davkova theksoi se përmirësimi i kornizës ligjore, intensifikimi i dialogut politik, takimet më të shpeshta, shkëmbimi i nevojiten vizita dhe kontakte personale.

Në këtë drejtim, presidentja ka shprehur interesim për maksimizimin e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar, investimeve, si dhe konkretizimin e bashkëpunimit në sektorin e ndërtimit, energjetikës, TI-së dhe turizmit.

Në bisedime u përshëndet hapja e Ambasadës së Kazakistanit në Shkup si hap i rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe.

 Foto: Kabineti i presidentes së RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR