• e enjte, 02 janar 2025

Interesi mesatar i kredive në nivel vjetor në nëntor është 5,36%, ndërsa i depozitave 2,12%

Interesi mesatar i kredive në nivel vjetor në nëntor është 5,36%, ndërsa i depozitave 2,12%

Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Norma mesatare e interesit të kredive të përgjithshme, në nëntor të vitit 2024, shënon rënie mujore dhe vjetore prej 0,02 p.p dhe 0,12 p.p. dhe arrin 5,36%. Norma mesatare e interesit të depozitave të përgjithshme, sërish, arrin 2,12% dhe është rritur për 0,05 p.p. dhe 0,38 p.p në nivel mujor dhe në nivel vjetor, njoftoi Banka Popullore.

Në nëntor, norma mesatare e interesit të kredive të sapomiratuara arrin 4,82% dhe realizoi rritje mujore prej 0,01 p.p, në kushte të rënies vjetore prej 0,56 p.p. Norma mesatare e interesit të depozitave të sapopranuara është ulur për 0,04 p.p. në bazë mujore dhe arrin 2,80%, gjatë rritjes vjetore prej 0,52 p.p.

Norma mesatare e interesit për totalin e kredive të sektorit të korporatave në muajin nëntor është ulur për 0.04 p.p. dhe është 5.05%. Ndryshimi në rënie vjen nga rënia e të gjitha komponentëve: normat e interesit në kreditë në denarë me klauzolë valutore (për 0,19 p.p.), normat e interesit për kreditë në valutë (për 0,02 p.p.) dhe normat e interesit për kreditë në denarë pa klauzolë valutore (për 0,01 p.m. p.p.). E analizuar me bazë vjetore, kjo normë interesi është ulur për 0.31 pikë përqindjeje.

Norma e interesit për kreditë e sapomiratuara për sektorin e korporatave, këtë muaj është 4.68% dhe ka shënuar një rritje mujore prej 0.03 p.p. Analizuar sipas valutës ndryshimi në tërësi vjen si pasojë e rritjes së normave të interesit për kreditë në denarë pa klauzolë valutore (për 0,11 p.p), ndërsa normat e interesit për kreditë në denarë me klauzolë valutore dhe kreditë në valutë janë ulur (për 0,19 p.p. dhe 0.10 p.p., respektivisht). Norma e interesit për kreditë e sapomiratuara për sektorin e korporatave është ulur për 0.71 p.p. në baza vjetore.

Në muajin nëntor, norma mesatare e interesit në totalin e depozitave të sektorit të korporatave shënoi një rritje mujore prej 0.26 pikë përqindjeje dhe është 2.68%. Ndryshimi në rritje është rezultat i rritjes së normave të interesit për të gjithë komponentët, përkatësisht: normat e interesit për depozitat në valutë (për 0,28 p p.p., përkatësisht). Krahasuar me nëntorin e një viti më parë, kjo normë interesi është më e lartë për 0.45 p.p.

Norma e interesit për depozitat e sapopranuara  të sektorit të korporatave, këtë muaj është 2.43% dhe në bazë mujore është ulur për 0.32 p.p. Në të njëjtën kohë, rënia vjen si pasojë e uljes së normave të interesit për depozitat në denarë pa klauzolë valutore (për 0,34 p.p.), në kushte të pandryshuara të normave të interesit për depozitat në denarë me klauzolë valutore dhe rritjes së normave të interesit për depozitat në valutë të huaj (për 0.17 p.p.). Në nivel vjetor, norma e interesit për depozitat e sapomarra të sektorit të korporatave është rritur për 0.72 pikë përqindjeje.

Në nëntor të vitit 2024, norma e interesit në totalin e kredisë për amvisëri është 5.66% dhe është e pandryshuar në krahasim me muajin paraardhës. E analizuar me bazë vjetore, kjo normë interesi është rritur për 0.07 p.p.

Këtë muaj, norma mesatare e interesit për kredinë e re të miratuar për individët ka rënë për 0.14 pikë përqindjeje në bazë mujore dhe arrin në 5.03%. Rënia është rezultat i uljes së normave të interesit për kreditë në denarë pa dhe me klauzolë valutore (përkatësisht 0,28 p.p. dhe 0,10 p.p.), ndërsa normat e interesit për kreditë në valutë janë rritur (për 0, 06 p.p.). Krahasuar në bazë vjetore, kjo normë interesi shënoi një rënie prej 0.32 p.p.

Norma e interesit të depozitave valutore të amvisërive shënon rritje për 0,03 p.p. dhe arrin 2,05%. Rritja i detyrohet normave më të larta të interesit në depozita në denarë pa klauzolë valutore dhe depozitat në valutë të huaj (për 0,04 p.p. dhe 0,02 p.p. përkatësisht), ndërsa normat e interesit të depozitave në denarë me klauzolë valutore janë ulur (për 0,11 p.p.). Në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak, norma e interesit të depozitave të përgjithshme të amvisërive është rritur për 0,36 p.p.

Norma e interesit për depozitat e sapopranuara të individëve këtë muaj është 2.88% dhe ka shënuar rënie prej 0.01 p.p. Ndryshimi në tërësi është rezultat i uljes së normave të interesit për depozitat në valutë të huaj (për 0,11 p.p.), me norma të pandryshuara të interesit për depozitat në denarë pa klauzolë valutore. Në muajin nëntor, në bankat dhe bankat e kursimeve nuk janë regjistruar depozita të reja në denarë me klauzolë valutore. Norma e interesit për depozitat e reja të individëve është më e lartë për 0.42 pikë përqindjeje në baza vjetore, thuhet në kumtesën e Bankës Popullore. sa/

Foto: BP

QËNDRONI TË LIDHUR