• e enjte, 26 dhjetor 2024

Intensifikohet ndërtimi i rrugës në pjesën Petrovec - Katllanovë

Intensifikohet ndërtimi i rrugës në pjesën Petrovec - Katllanovë
Shkup, 13 prill 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi, sot kanë kryer inspektim në punët ndërtimore për rehabilitimin e rrugës Petrovec-Katllanovë.
Gjatësia e përgjithshme e rehabilitimit me zgjerimin e autostradës A1, pjesa Petrovec - Katllanovë është 10,7 kilometra, ndërsa investimi është me vlerë prej 6,3 milionë euro.
Siç informoi pres shërbimi i Qeverisë, në terren janë të pranishëm edhe përfaqësues të mbikëqyrjes dhe realizuesi i punëve ndërtimore në këtë pjesë nga Turqia, Shoqata aksionale për asfalt - realizim, ndërtimtari, industri dhe tregti "Makimsan".
"Sot jemi sërish në terren, kësaj radhe në inspektim të aktiviteteve ndërtimore në pjesën e autostradës Petrovec - Katllanovë. punët ndërtimore po intensifikohen dhe u binda se realizuesi do të bëjë çmos që është në fuqinë e tij për përshpejtimin e realizimit të kësaj pjese", potencoi kryeministri Kovaçevski.
Ai u apeloi realizuesve dhe të gjithë të involvuarve në këtë realizim të kësaj pjese që të përshpejtohet dinamika e realizimit.
 

Kryeministri Kovaçevski shfaqi shpresë se punët ndërtimore në autostradë, e cila është paraparë të përfundojë deri në fund të vitit, do të realizohen shpejtë.

"Shpresoj se punët ndërtimore për rehabilitimin për zgjerimin e dy korsive të rrugës në këtë autostradë të realizohen para afatit të paraparë dhe me dinamikë të përfshpejtuar më së voni deri në dhjetor të këtij viti, siç është paraparë", tha kryeministri Kovaçevski, duke shtuar se sigurimi i infrastrukturës moderne dhe lidhjes është pjesë e përcaktimit strategjik të Qeverisë.

Ndërtojmë dhe realizojmë projekte të cilat, siç tha, nuk qëndrojnë vetëm në letër. I lidhim njerëzit, qytetet dhe shtetet me infrastrukturë moderne, e cila do të mbetet gjurmë dhe trashëgimi për gjeneratat e ardhshme.

"Në këtë moment vijon ndërtimi i rrugëve eksprese në gjatësi prej 64 kilometra, investim i cili kushton më shumë se 120 milionë euro. Po vijon rikonstruimi i rrugëve rajonale në gjatësi prej më shumë se 120 kilometra. Gjatë pesë viteve të kaluara, Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit, ndërtoi dyfish më shumë rrugë me gjatësi prej rreth 1.300 kilometra, se sa që janë ndërtuar në dhjetë vitet e kaluara, kur ishin bërë vetëm rreth 650 kilometra", deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski tha se ofensiva ndërtimore në infrastrukturë është fuqizuar kudo në shtet dhe se këtë vit ka vëllim më të madh në investime.

"Ky është seksion nga Korridori 10, pjesë e korridoreve evropiane, për ne lidhje shumë e rëndësishme dhe transiti dhe për këtë detyrim i yni është që në këtë Korridor të vendosim autostradë cilësore, moderne dhe të sigurt. Ajo që është shumë me rëndësi është se i kushtojmë rëndësi të madhe sigurisë në Korridorin 10. Investimet në rrjetin e rrugëve i vazhdojmë me tempo edhe më të përforcuar. Në teren i përfshijmë të gjitha kapacitetet, të gjithë operativën ndërtimore e vendosim në funksion që t'i modernizojmë rrugët në vend", theksoi ministri Boçvarski.

Ai shtoi se për momentin investohet rreth një miliard euro për rehabilitim dhe ndërtim të rrjetit të rrugëve në vend, ndërsa po fillohet me ndërtimin e ausotradave në Korridorin 8 dhe ausotradës Prilep - Manastir në Korridorin 10 d. Këtë vit, siç potencoi ministri Boçvarski, fillohet edhe me ndërtimin e fazës së dytë nga autostrada Shkup - Bllacë.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi theksoi se rebabilitimi i seksionit të autostradës A1 Katllanovë Petrovec është me qëllim që të ngritet niveli i sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion.

"Këto dhjetë kilometra në total, që po rehabilitohen në korsinë e majtë dhe të djathtë, do të zgjerohen me një korsi tjetër, që do të rezultojë në një seksion të plotë autostrade sipas të gjitha standardeve. Zgjerimi bëhet në brezin e brendshëm të gjelbër të autostradës për të shmangur shpronësimet shtesë. Tashmë po punojmë me ritëm të shtuar", tha drejtori Rustemi. Ai sqaroi se vlera e kontratës është 6,3 milionë euro, mjete të siguruara nga BERZH.

Rustemi i potencoi edhe projektet në të cilat po punohet. Këtë vit, theksoi, fillojnë me rehabilitim të pjesëve më të dëmtuara në autostradën A1 në pjesën në Negotinë dhe pas një periudhe më të gjatë rehabilitohet rruga Katllanovë - Veles, në gjatësi të përgjithshme prej 8,4 kilometrave. bsh/fc/

Fotografia: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR