• e enjte, 26 dhjetor 2024

Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik në fokus të takimit në Selanik të biznes delegacioneve nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia

Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik në fokus të takimit në Selanik të biznes delegacioneve nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia

Athinë, 13 qershor 2024 (MIA) - Rreth 30 biznese nga Maqedonia e Veriut, të udhëhequra nga Oda ekonomike dhe 15-20 biznese nga Greqia do të marrin pjesë në takimin e sotëm në Odën tregtare-industriale të Selanikut (EVET), me qëllim që të shqyrtohen mundësitë për zgjerim, thellim dhe përforcim të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga EVET kumtuan se do të jenë nikoqirë të biznes delegacionit të përbërë nga 30 biznese, të cilat do të mbajnë takime private (B2B) me përfaqësues të bizneseve greke me qëllim që shqyrtimit të mundësive për bashkëpunime të reja.

Kompanitë nga vendi i ynë janë të sferave të ndryshme në sektorin tregtar, industrial dhe të shërbimeve, siç janë energjetika, ndërtimtaria dhe TI teknologjitë.

Nga pala greke, sipas informatave të korrespondetes së MIA-s nga Athina, pritet të marrin pjesë 15-20 biznese, ndërsa bëhet fjalë për takim të parë të tillë në vitet e fundit.

Sipas Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, biznes forumin e organizojnë dy odat "në pajtim me prioritetet e programit vjetor të Asociacionit të Odave ballkanike për thellimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal" dhe në kuadër të Projektit: "Përkrahja e sektorit privat për integrimin rajonal", i cili zbatohet në partneritet me USAID-in.

"Qëllimi i vizitës së biznes delegacionit të Maqedonisë së Veriut dhe organizimi i takimeve bilaterale afariste është intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, si dhe vendosja e llojeve të reja, më të larta të bashkëpunimit, kuptimi i interesave të përbashkëta afariste, zhvillimi i partneriteteve mes kompanive nga më shumë sektorë në pajtim me interesin e paraqitur", kumtuan nga OEMV.

Pas takimit janë paraparë biznes takime bilaterale. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR