• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Inteligjenca britanike: Rusia ka humbur afro 100 aeroplanë në luftën me Ukrainën

Inteligjenca britanike: Rusia ka humbur afro 100 aeroplanë në luftën me Ukrainën

Londër, 28 shtator 2023 (MIA) - Nga shkurti i vitit 2022, forcat ajrore ruse në luftë kanë humbur rreth 90 aeroplanë, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes. 

Të gjithë aeroplanët kanë një jetëgjatësi të pritshme shërbimi në orët e fluturimit. Rusia përdor disa lloje të aviacionit luftarak shumë më intensivisht sesa në kushte paqeje. Sipas parashikimit të shërbimit inteligjent, për shkak të ngarkesës së madhe, jetëgjatësia e tyre mund të përfundojë shumë më shpejt se sa ishte planifikuar.

Nevoja për mirëmbajtje shtesë plotësohet me mungesën e pjesëve rezervë për shkak të kërkesës së rritur dhe sanksioneve ndërkombëtare. Përkeqësimi i situatës të aeroplanëve sipas gjitha gjasave do ta ulë jetëgjatësinë afatgjate të aviacionit taktik të Rusisë sepse lufta zgjat dukshëm më gjatë se sa planifikoi Ministria e Mbrojtjes, thuhet në raport. 

Megjithatë, raportet britanike të inteligjencës sygjerojnë se Rusia megjithatë mund ta rrisë numrin e fluturimeve mbi Ukrainën e okupuar. 

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ushtria ruse ka humbur të paktën 12 mijë njësi pajisje ushtarake, sipas të dhënave të ekspertëve të Oriks, të cilët monitorojnë humbjet e të dyja palëve. Në veçanti, sipas analistëve, Rusia humbi 91 aeroplanë: tetë prej tyre u shkatërruan, dhe 83 të tjerët u paaftësuan. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR