• e enjte, 26 dhjetor 2024

Inteligjenca artificiale në fokus të Konferencës për e-tregti

Inteligjenca artificiale në fokus të Konferencës për e-tregti

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Siç nuk ka rritje të bizneseve pa e-tregti, ashtu nuk ka rritje të e-tregtisë pa inteligjencë artificiale. Inteligjenca artificiale nuk do ta zëvendësojë punëtorin, por i punësuari i cili shfrytëzon inteligjencë artificiale do ta zëvendësojë atë që nuk e shfrytëzon. Inteligjenca artificiale e ndryshon mënyrën në të cilën punojmë, blejmë dhe jetojmë, i ndryshon dhe ridefinon vendet e punës dhe nëse në rregull e shfytëzojmë do ta në bëjë punën më efektive dhe më produktive, ishte thënë në Konferencën e sotme të 6-të për e-tregti e cila filloi sot në Shkup. 

Inteligjenca artificiale është në fokus të Konferencës.

"Inteligjenca artificiale ka hapur horizonte të reja për e-tregtinë , ashtu si afishet dhe emotikonat kanë hapur horizonte të reja për të afërmit tanë më të vjetër dhe kanë mësuar t'i përdorin ato. Nga një përvojë super e personalizuar e blerjeve dhe mbështetje logjistike te logjistika inteligjente, zbulimi i mashtrimit, optimizimi i çmimeve dhe automatizimi - inteligjenca artificiale është këtu, duke ndryshuar mënyrën se si ne blejmë, shesim, jetojmë", theksoi Nina Angellovska, presidente e Asociacionit për e- tregti.

Ajo më parë deklaroi se vendet e rajonit nuk po lëvizin me tempon e dëshiruar në lidhje me e-tregtinë. Më shpesh renditen dhe krahasohen me vendet evropiane janë më të ulëtat në të gjitha renditjet e indikatorëve për e-tregti.

"Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë karakteristika të ngjashme ose gjenden së bashku pothuajse në të gjithë grafikët. Ajo që është pak zhgënjyese është se ne nuk po ecim me ritmin me të cilin duam të ecim. Ne gjithashtu jemi renditur në disa tregues krahasuar me vendet evropiane më të ulëtat në pothuajse të gjithë treguesit e e-tregtisë. Më së shumti internetin përdorin malazezët dhe maqedonasit, por më të mirët për blerje onllajn janë serbët me 63 për qind përdorues të internetit, në vendin e dytë është Maqedonia dhe më të dobëtit janë malazezët dhe shqiptarët aty-këtu", theksoi Angelovska.

 

Në Konferencë edicionin e të cilës Angellovska e paralajmëroi si më të madhin deri më tani, ka mbi 600 mysafirë, 30 vendorë dhe folës ndërkombëtarë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR