• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Instituti Prespa: Rritet eurooptimizmit tek qytetarët, shumica prej tyre e trajtojnë Serbinë si mikun më të madh të vendit

Instituti Prespa: Rritet eurooptimizmit tek qytetarët, shumica prej tyre e trajtojnë Serbinë si mikun më të madh të vendit

 Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA)  -  Hulumtimi i fundit i anketës në kuadër të Observatorit të ndikimit dhe imazhit të shteteve, të zbatuar nga Instituti Prespa, tregon se shumica e qytetarëve e trajtojnë Serbinë si mikun më të madh të vendit, megjithatë vërehet një rritje të numrit të qytetarëve të cilët e konsiderojnë Bashkimin Evropian si mikun më të madh të shtetit, një rritje e dukshme që nga viti 2022 e në vazhdim.

Hulumtimi i dytë i anketës i zbatuar në vitin 2023 u prezantua sot, ndërsa në të  janë shqyrtuar qëndrimet e qytetarëve për politikën e jashtme të shtetit, si dhe për bashkëpunimin me shtete të ndryshme dhe vlerat që i vendi i ndan. 

Drejtori ekzekutiv i Institutit Prespa, Andreja Stojkovski, thotë se vërehet një stabilizim të emocioneve tek qytetarët për periudhën e pas pandemisë dhe periudhën e bllokadave të vendit për anëtarësim në BE, dhe vërehet rritje të eurooptimizmit tek qytetarët 

 Anketa  e zbatuar nga 23 nëntori deri më 11 dhjetor, tregon se krahasuar me majin, kur 60 për qind e qytetarëve kanë thënë se nëse të dielën mbahet referendum për anëtarësimin në BE do të votonin "po", tani 67 për qind kanë thënë se do të votonin "po". Nga ana tjetër, shton Stojkovski, nëse në maj 60 për qind kanëë thënë se BE-ja është opsioni më i mirë për Maqedoninë, tani 70 për qind e të anketuarve janë deklaruar se BE-ja është opsioni më i mirë.

 "I pyetëm ata që kërkojnë alternativë tjetër se cila është alternativa tjetër dhe këtu morëm përgjigje të ndryshme. Një pjesë e madhe identifikojnë lloje të ndryshme të integrimit, përmendet Bashkimi Euroaziatik, përmendet BRIKS-i, neutralët përmenden, shumë interesant përmendet  edhe Jugosllavia, si dhe Unioni Ballkanik ose "Ballkani i Hapur", tha Stojkovski.

 Theksoi se një pjesë e madhe e partive politike që i takojnë bllokut etnik maqedonas dhe pothuajse të gjitha partitë politike nga blloku shqiptar konsiderojnë se Bashkimi Evropian është alternativa më e mirë për vendin.

 Në 90 për qind, siç theksoi, hrupohen një klaster i madh i partive politike që  konsiderojnë se BE-ja është alternativa më e mirë për Maqedoninë. "Këtu hyjnë një pjesë të madhe e bllokut etnik maqedonas dhe pothuajse të gjithë, nëse jo të gjithë të bllokut etnik shqiptar. Në vlera më të vogla, 'opsioni më i mirë BE-së' është VMRO-DPMNE, në vlera shumë të vogla 'opsioni më i mirë BE' është për votuesit e së Majtës. Kur bëhet fjalë për votuesit potencial të partisë "ZNAM", atëherë ata më së shumti do të përcaktoheshin për neutralët ose për ndonjë formë tjetër të lidhjeve, edhe pse vërehet një grup të madh votuesish që do të përcaktoheshin për BE-në", tha Stojkovski.

 Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR