• e martë, 24 dhjetor 2024

Instituti i Radiologjisë shënoi 75-vjetorin e ekzistimit

Instituti i Radiologjisë shënoi 75-vjetorin e ekzistimit
Shkup, 24 nëntor 2022 (MIA) - ISHP Instituti i Radiologjisë në Shkup sot në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi shënoi 75-vjetorin e ekzistimit. Para të pranishmëve foli ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ndërsa fjalim kishte edhe rektori i UCM-së, prof.dr. Nikolla Jankullovski, si dhe drejtoresha e Institutit Universitar, dr. Gordana Antuleska - Bellçeska. "Pikërisht ky Institut Universitar është një qendër referimi në programin kombëtar të skriningut, i organizuar dhe zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë. Për këtë qëllim, ky institucion ofron dy radiologë dhe dy teknologë radiolog. Ministria e Shëndetësisë do të sigurojë një mamograf me tomosintezë dhe biopsi stereotaksike, si dhe një aparat ekografie për gjirin, i cili natyrisht do të përdoret për pacientët me orar të caktuar përmes Termini Im, për të ngritur nivelin dhe cilësinë e ekzaminimit", theksoi ministri Sali. Rektori Jankullovski tha se dita e sotme përfaqëson datë jashtëzakonisht të rëndësishme në kalendarin e historisë së shëndetësisë në vendin tonë, por edhe të zhvillimit të arsimit të lartë dhe mendimit shkencor në shtetin tonë. "Me këtë rast nuk mund të mos kujtojmë fillimet institucionale të sistemit arsimor kombëtar në Maqedoni, sepse Fakulteti i Mjekësisë është një nga shtyllat e para konstituive dhe më të rëndësishme themelore të tij. Nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me fakultetet dhe klinikat universitare udhëheqëse evropiane dhe botërore të mjekësisë, synohet ngritja e cilësisë së veprimtarisë arsimore dhe shkencore dhe në të njëjtën kohë të zhvillohet dhe përmirësohet në mënyrë permanente veprimtaria shëndetësore", theksoi rektori Jankullovski. Drejtori medicinal i Institutit Universitar, dr. Antuleska - Bellçeska theksoi se veprimtaria shëndetësore të cilën e kryejnë Fakulteti i Mjekësisë dhe Klinika e Radiologjisë është e definuar lartë dhe përfaqëson shtyllë të shëndetësisë në vend. "Shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që, duke mos kursyer veten janë inkorporuar në zhvillimin dhe respektimin e këtij institucioni, pensionistët, që jetën e tyre të punës ia kanë kushtuar zhvillimit të tij, duke zbatuar procedurat hap pas hapi, e me këtë edhe veten në zhvillimin e radiologjisë, ndihmuan që ajo të llogaritet ndër institucionet me reputacion të lartë në vend, por edhe jashtë tij.  Për të falënderuar punonjësit që përballen çdo ditë me probleme nga fluksi i tepërt i pacientëve, jam krenare që jam pjesë e ekipit, falë drejtorit organizativ dhe mbështetjes së tij, falë kolegëve tanë me të cilët kemi bashkëpunuar me sukses për shumë vite dhe përparojmë së bashku", shtoi dr. Antuleska – Belçeska. Për historinë e institutit foli prof.dr. Miodrag Vërçakovski. Në mesin e mysafirëve të pranishëm ishin edhe profesorë të pensionuar, specialistë dhe kuadër tjetër medicinal dhe kuadër tjetër i cili ka lënë shenja të rëndësishme në progresin e vazhdueshëm të Institutit Universitar të Radiologjisë. Moderator i ngjarjes ishte Sashko Kocev. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR