• e martë, 26 nëntor 2024

Institucionet shtetërore muajin e kaluar kanë kursyer 18 për qind rrymë

Institucionet shtetërore muajin e kaluar kanë kursyer 18 për qind rrymë
Shkup, 14 tetor 2022 (MIA) - Sipas të dhënave për konsumin në shtator të vitit 2022, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, institucionet shtetërore kanë realizuar kursim të përgjithshëm të energjisë elektrike prej 18 për qind, njoftoi sonte ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Fejsbuk.
Bekteshi bën të ditur se masat për kursim të energjisë elektrike, të cilat i solli Ministria e Ekonomisë, ndërsa janë të detyrueshme për institucionet shtetërore, po i japin rezultatet. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR